Flash

Ryan Reynolds flet për problemet me shëndetin mendor

Lapsi.al 11 October 2023
Ryan Reynolds flet për problemet me shëndetin mendor

Ryan Reynolds ka folur së fundmi për shëndetin e tij  mendor.

Aktori u nderua në qytetin e Nju Jorkut të hënën mbrëma në Bring Change to Mind's 11th Annual Revels & Revelations Gala, një organizatë jofitimprurëse e fokusuar në shëndetin mendor e bashkëthemeluar nga aktorja Glenn Close.

Duke folur ekskluzivisht për Page Six në këtë ngjarje, Reynolds, iu drejtua vështirësive të tij duke zbuluar se ai e gjen veten shpesh herë jashtë kontrrollit.

"Jo gjithmonë mirë, për të qenë i sinqertë," u përgjigj ai, kur u pyet se si e ruan ekuilibrin e tij mendor. "Unë sigurisht që kam ritualet e mia të vogla dhe ato lloj gjërash që më ndihmojnë të qëndroj  me këmbë në tokë dhe që të mos dalë jashtë kontrollit," shtoi ai. "Ndonjëherë unë jam shumë i mirë në të, ndonjëherë nuk jam."

Reynolds – i cili ka qenë në lajmet e fundit pasi mori pjesë në një të Kansas City Chiefs me gruan Blake Lively dhe miken Taylor Swift – ka zbuluar më parë se ai është përballur me ankth intensiv gjatë gjithë jetës së tij.

“Kam pasur ankth gjithë jetën time vërtet. Dhe ju e dini, ndihem sikur kam dy pjesë të personalitetit tim. Aktori pranoi se personaliteti i tij publik nuk i ngjan aspak vetes së tij të vërtetë.

“Kur shkoja në David Letterman show isha nervoz. Mbaj mend se do të qëndroja në prapaskenë para se të hapej perdja dhe mendoja me vete: "Do të vdes,” kujtoi ai.

“Por, sapo hapet ajo perde - dhe kjo ndodh shumë edhe në punën time - është sikur ky djalë i vogël del në pah dhe ai thotë: "Mos kij merak". Ndjej, sikur frymëmarrja ime qetësohet, dhe thjesht dal jashtë dhe jam ky person ndryshe. Dhe e lë atë intervistë duke thënë: “Zot, do të doja të isha ai djalë!”/Lapsi.al

Të këshilluara

Çfarë po ndodh mes Ledrit dhe Sarës

Çfarë po ndodh mes Ledrit dhe Sarës? Kjo është pyetja që na vjen në mendje prej mbrëmjes së djeshme. Po pyesni pse?! Atëherë ta nisim me faktin që reperi nuk...

11:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI