Flash

Carey Mulligan bëhet nënë për herë të tretë

Lapsi.al 10 October 2023
Carey Mulligan bëhet nënë për herë të tretë

Carey Mulligan ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë.

Aktorja zbuloi lajmin në kopertinën e nëntorit të Vogue, të publikuar ditën e sotme. Në kohën kur u krye intervista, 38-vjeçarja ishte gjashtë javë pas lindjes - dhe ajo e nisi bisedën me një veshje të njollosur.

“Ja ku jam, gati për Vogue”, tha ajo me shaka në atë kohë. "Unë do ndërroj pak bebin dhe më pas do vesh një këmishë tjetër." Profili nuk jepte detaje të mëtejshme mbi emrin ose gjininë e fëmijës së tretë të saj dhe Mumford.

Çifti u takua në fëmijëri, por marrëdhënia e tyre nuk u kthye në romantike derisa u rilidhën si të rritur. Frontmeni i Mumford & Sons i propozoi në vitin 2011 dhe u martuan në prill të vitit të ardhshëm.

Aktorja e "Promising Young Woman" lindi vajzën Evelyn, tani 7 vjeç, në shtator 2015, më pas djalin Wilfred, tani 5, në gusht 2017. Ndërsa dyshja i mbajnë fëmijët e tyre larg syrit të publikut, ajo i tha revistës Baby në vitin 2018 se mëmësia ndryshoi "çdo gjë" në karrierën e saj të aktrimit.

“Kam luajtur rolin e mamasë më parë pa e ditur ndonjëherë se si është të kesh fëmijën tënd”, shpjegoi Carey pasi mori një personazh në “Mudbound” i cili përjeton një abort. “Ishte hera e parë që u ndjeva kaqei lidhur. Ndihej shumë më intensive, duke njohur dhe përjetuar ato emocione.”/Lapsi.al

Të këshilluara

Katro Zizo opinionisti i ri i Përputhen

Emisioni i njohur i dashurisë ‘Për’puthen’ sigurohet që çdo puntatë të sjellë një surprizë apo dinamikë të re për publikun. Por ajo që nuk e prisnim ishte op...

10:44

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI