Flash

Billy Ray Cyrus martohet me muzikanten

Lapsi.al 12 October 2023
Billy Ray Cyrus martohet me muzikanten

Billy Ray Cyrus dhe e fejuara e tij, muzikantja australiane Firerose, janë martuar një vit pas fejesës.

“10/10/23 do të jetë gjithmonë dita ku shpirtrat tanë u bashkuan në një martesë të shenjtë”, njoftuan të sapomartuarit në një postim të përbashkët në Instagram të mërkurën. “Ishte festa më e përsosur  që mund të kishim imagjinuar ndonjëherë."

Çifti ndau gjithashtu foto nga dita e tyre e dasmës, me Firerose që kishte veshur një fustan të bardhë me mëngë të gjata me detaje dantelle me lule. Ata u fotografuan  jashtë në një fushë me bar, megjithëse është e paqartë se ku u zhvillua ceremonia.

Spekulimet për një romancë mes tyre nisën muaj pasi Tish Cyrus paraqiti kërkesën për divorc nga këngëtari i "Old Town Road" për herë të tretë pas 28 vitesh martesë.

Ish-ët kanë tre fëmijë së bashku: Miley, 31, Braison, 29 dhe Noah, 23. Billy gjithashtu adoptoi dy fëmijët e Tish, Brandi, 36, dhe Trace, 34, nga martesa e saj e mëparshme. Është e paqartë nëse fëmijët morën pjesë në dasmën e tij me Firerose.

Megjithatë, Miley thuhet se ka shkëputur komunikimin me babain e saj pas ndarjes. “Divorci mes prindërve të saj e ka tensionuar marrëdhënien me babanë dhe ka qenë e vështirë të komunikojë me të vitin e fundit”, tha një burim për E! News në tetor 2022./Lapsi.al

Të këshilluara

Lista e fituesve të BET Hip Hop 2023

Çmimet BET Hip Hop 2023 kanë mbërritur! Nata më e madhe e Hip hop-it nderoi këngët dhe videot më të mira të vitit. E organizuar edhe një herë nga reperi Fat...

17:38

Bad Bunny shokon fansat me look-un e ri

Bad Bunny tronditi fansat kur debutoi një model të ri flokësh në një klip për albumin, duke i lënë disa të pyesin se çfarë do të thotë modeli i flokëve për muzi...

14:01

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI