Flash

Jada Pinkett zbulon bisedën me Chris pas incidentit në Oscars

Lapsi.al 15 October 2023
Jada Pinkett zbulon bisedën me Chris pas incidentit në Oscars

Jada Pinkett Smith ka zbuluar së fundmi bisedën me Chris Rock pas incidentit të diskutueshëm të Oscars me Will Smith.

Në Oscar 2022, Chris po prezantonte një çmim në skenë kur bëri një shaka për kokën e rruar të Jada. Will i bërtiti Chris nga vendi i tij përpara se t'i afrohej komedianit dhe ta godiste në fytyrë gjatë shfaqjes live.

Gjatë një interviste me PEOPLE, Jada zbuloi se në momentet më pas, kur pati një pauzë në transmetim, Chris iu afrua asaj. “Chris zbriti në fund të skenës dhe u përpoq të më kërkonte falje”, kujton ajo. "Ai tha, 'Nuk doja të të bëja keq'. Unë  i thashë, 'Nuk mund të flas për këtë tani, Chris.

Në lidhje me shuplakën, Jada kujton se ishte aq iebefasuar saqë në fillim "mendoi se ishte një skenë".

"Nga vendi ku isha ulur nuk mund ta dalloja. Nuk dukej sikur Will goditi Chris", u shpreh ajo. "Kështu që kur Chris lëvizi, dukej sikur ai nuk arriti ta qëllonte. Dhe kur ai vazhdoi të qëndronte në këmbë dhe më pas kur vazhdoi të zbriste , unë thashë: "Nuk ka shanse që Will ta ketë goditur. Vetëm kur ai filloi të kthehej te karrigia e tij, kuptova se nuk ishte një skenë," shtoi Smith. "Unë isha e habitur më shumë se çdokush tjetër atë natë."

Duke iu përgjigjur komentit të Chris për kokën e saj të rruar, Jada, e cila vuan nga alopecia, i tha medias: “Dua të them, kjo është ajo që bëjnë humoristët. Më duhet vetëm të them se nuk jam këtu për të gjykuar se si njerëzit vendosin të shprehin artin e tyre. Do të them që disa herë më janë lënduar ndjenjat, me siguri. Jam lënduar nga Chris.”/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Avril Lavigne dhe Tyga i japin fund lidhjes

Avril Lavigne dhe Tyga i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, konfirmoi një burim për Us Weekly. “Avril dhe Tyga u ndanë pak kohë më parë”, tha burimi . "Nuk kis...

10:46

Michael Caine konfirmon largimin nga aktrimi

Michael Caine ka deklaruar se do të tërhiqet nga aktrimi. Aktori  zbuloi në emisionin Today të BBC Radio 4 se ai zyrtarisht do të largohej pas publikimit të ...

10:07

Beyoncé mbështet publikisht Taylor Swift

Beyoncé bëri një paraqitje surprizë në premierën e filmit të turneut të Taylor Swift Eras. Pas filmit, Swift postoi një foto të saj dhe këngëtares "Single La...

17:11

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI