Flash

Cardi B zbulon dhuratën ekstravagante të Offset

Lapsi.al 13 October 2023
Cardi B zbulon dhuratën ekstravagante të Offset

Cardi B zbuloi në një postim në Instagram të mërkurën se bashkëshorti i saj Offset mbushi shtëpinë e tyre me dekor ekstravagant rozë për nder të ditëlindjes së saj.

"Faleminderit shumë @offsetyrn ... ti gjithmonë më suprizon," shkroi ajo në mbishkrim. Postimi përfshinte një video në të cilën Cardi zbriste një shkallë të mbushur me qirinj të bardhë dhe petale trëndafili rozë. Petalet krijuan një shteg që të çonte në një dhomë që kishte shumë trëndafila, një tavan plot me balona që shkruanin "Gëzuar ditëlindjen".

Në qendër të dhomës ishte një zemër e madhe me lule që kishte emrin e Cardi me germa të bardha. Videoja shfaqte reperen e “Up” duke xhiruar të gjithë dhomën teksa falenderonte bashkëshortin e saj për gjestin e ëmbël. "Uau! O Zot! Të dua," tha ajo. "Faleminderit".

Cardi dhe Offset janë të martuar që nga viti 2017 dhe janë prindër të vajzës 5-vjeçare Kulture Kiari dhe djalit 2-vjeçar Wave Set. Ai është gjithashtu baba i djemve Jordan, 13, dhe Kody, 8, dhe vajzës Kalea Marie, 8, nga marrëdhëniet e mëparshme. Offset foli për familjen e tij në një intervistë të vitit 2022 me Essence.

"Është një bekim të jesh në gjendje t'i kesh të gjithë bashkë dhe të kesh një grua që është e hapur dhe i trajton ata sikur të ishin fëmijët e saj," tha ai. "/Lapsi.al

Të këshilluara

Beyoncé mbështet publikisht Taylor Swift

Beyoncé bëri një paraqitje surprizë në premierën e filmit të turneut të Taylor Swift Eras. Pas filmit, Swift postoi një foto të saj dhe këngëtares "Single La...

17:11

Detaje nga romanca e Harry Styles me aktoren

Së fundmi janë zbuluar detaje nga romanca e Harry Styles me Taylor Russell. Një burim i tha Us Weekly të enjten  rmes këngëtarit  "As It Was" dhe aktores kan...

15:06

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI