Flash

Gwyneth Paltrow rikujton incidentin me ski

Lapsi.al 2 October 2023
Gwyneth Paltrow rikujton incidentin me ski

Gwyneth Paltrow ka reflektuar së funndmi mbi gjyqin e fundit civil midis saj dhe Terry Sanderson.

Në fillim të këtij viti, aktorja, shkoi në gjykatë pasi u padit nga  Sanderson, për incidentin në shkurt 2016 ku të dy u përplasën teksa bënin ski në Valley Resort, Utah.

Tani, në një intervistë të re me The New York Times, Paltrow foli për çështjen gjyqësore, të cilën ajo e fitoi dhe iu dha 1 dollarë dhe tarifat ligjore.

"E gjithë kjo gjë ishte goxha e çuditshme. As e kam përpunuar", tha ajo për gjyqin. "Ndonjëherë, më merr shumë kohë për të parë pas dhe për të përpunuar dhe për të kuptuar diçka."

Në padinë e Sanderson në vitin 2019, ai akuzoi Paltrow se u përplas me të nga prapa ndërsa ajo po bënte ski me një instruktor, dhe gjithashtu pretendoi se instruktori i skive paraqiti një raport të rremë duke pretenduar se aktorja nuk e shkaktoi aksidentin në atë kohë.

Por, ajo  mohoi akuzat në një kundërpadi të paraqitur muajin e ardhshëm, duke pretenduar se Sanderson ishte ai që e goditi nga pas dhe tani po përpiqej të "shfrytëzonte famën dhe pasurinë e saj". /Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Sam Asghari mbron publikisht Britney Spears

Sam Asghari iu përgjigj Donald Trump Jr. pasi djali i ish-presidentit bëri një shaka për ish gruan e tij, Britney Spears. “Nuk është në rregull të ngacmosh n...

13:03

Pajtohet Kim dhe Kourtney Kardashian

Teksa kudo përflitet për një dramë midis Kim dhe Kourtney Kardashian, kjo duket se nuk e ka ndaluar pronaren e “Skims” të marrë pjesë në “baby shower-in” e motr...

12:25

Shakira nderohet nga Spotify

Spotify nderoi së fundmi Shakiran - e cila është artistja latine nr. 1 më e transmetuar në historinë e Spotify - me ditën e saj të veçantë dhe e shpalli atë si ...

10:28

Sophie Turner publikon letrën e Joe Jonas

Sophie Turner zbuloi në dokumentet e gjykatës të depozituara në fillim të kësaj jave se Joe Jpnas dikur fantazoi për një të ardhme së bashku me vajzat e tyre në...

10:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI