Flash

Asgjësohen 500 rrënjë κanabis afër një banese në Krujë, arrestohet 52-vjeçari

Lapsi.al 20 June 2023
Asgjësohen 500 rrënjë κanabis afër një banese

Policia ka arrestuar 52-vjeçarin Agron Hoxha për kultivim droge në Krujë. Ai është i dyshuari kryesor për mbjelljen e 500 fidanëve kanabis në këtë fshat. Arrestimi i tij u bë i munduar nga operacioni policor “Territori i pastër”. Në afërsi të banesës së Hoxhës., u gjetën fidanët e kanabisit të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Krujë/Vijojnë kontrollet intensive në të gjithë rrethin, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet faza e 16-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.

Asgjësohen 500 bimë narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në afërsi të një banese, në Kodër-Mazhë, Krujë.

Vihet në pranga autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale.

Më herët, si rezultat i fazave të tjera të këtij megaoperacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 8753 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të megaoperacionit policor antikanabis “Territor i pastër”, bazuar dhe në inteligjencën informative, se një shtetas kishte kultivuar bimë narkotike në Kodër-Mazhë, kanë vijuar intensivisht kontrollet dhe kanë finalizuar fazën e 16-të të këtij megaoperacioni.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar në kuadër të fazës së 16-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në afërsi të banesës së shtetasit A. H., në Kodër-Mazhë, Krujë, u gjetën të kultivuara 500 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 52 vjeç, banues në Mazhë e Vogël, Krujë.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Mot i kthjellët dhe temperatura të ngrohta

Si pasojë e masave ajrore me origjinë afrikane, territori shqiptar, paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta. Orët e pasdites sjel...

07:36

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI