Flash

Mot i kthjellët dhe temperatura të ngrohta

Lapsi.al 20 June 2023
Mot i kthjellët dhe temperatura të ngrohta

Si pasojë e masave ajrore me origjinë afrikane, territori shqiptar, paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta. Orët e pasdites sjellin kalime vranësirash të lehta në territor, disi më të dukshme në zonat Veriore dhe Verilindore. Nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të vijojë Shqipëria deri mëngjesin pas-ardhës.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Vijon nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike; Republika e Kosovës duke bërë që mëngjesi të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta ndërsa pasditja do të sjellë, vranësira të pakta e kalimtare në pjesën më të madhe të Kosovës. Ndërsa orët e vona të mbrëmjes do të sjellin sërisht përmirësim të kushteve të motit duke ri-sjellë kthjellimet në të gjithë Republikën e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Si pasojë e valëvë të nxehtit afrikan që kanë përfshirë Mesdheun do të ndikojë edhe në repupblikën e MV duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante. ndërsa orët e pasdites përvec kthjellime pritet kalim i vranësirave të pakta, më të dukshme në zonat Jugore dhe Juglindore. Mbrëmja dhe nata përmirësojnë dukshëm kushtet e motit duke larguar vranësirat nga i gjithë territori i MV.

Evropa

Pjesa më e madhe e kontinentit të Evropës paraqitet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin mot të kthjellët dhe temperatura të larta përkatësisht në; gadishullin e Ballkanit, gadishullin Iberik si edhe vendet e Europës Lindore ndërsarajoni i Balltikut si edhe Evropa Qendrore do të kenë përfshihen nga vranësira dhe rrebeshe shiu. Po ashtu mbeten brigjet e Turqisë me stuhi të forta ere dhe shira intensivë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI