Flash

Kurti i ‘prerë’ ndaj Vuçiçit: Takimi do të ndodhë kur të kemi lajme për tre policët

Lapsi.al 19 June 2023
Kurti i ‘prerë’ ndaj Vuçiçit: Takimi do të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se do ta pres vizitën e shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, Jetish Jasharit, te tre policët Kosovës, të cilët janë kidnapuar nga forcat serbe, e tash po mbahen në Kralevë, si të paraburgosur.

Ai tha se pas të dhënave nga kjo vizitë, do të vendos se a do të shkoj në Bruksel në dialog apo jo.

“Kam kërkuar takim për javën që shkoj, më patën thënë se duhet të deeskalohet gjendja, pastaj u kidnapuan tre policët tanë. Eskalimi u shtua dhe vetëm më pas u njoftova për një takimit ë radhës, që sjam i sigurt që është menduar për datën 22 apo 23 qershor për shkak të mesazheve të ndryshme. Dua të pres vizitën e ambasadorit Jetish Jasharit, në burg në Kralevë, kur t’i kem të dhënat nga kjo vizitë e tre policëve që po mbahen peng, po mbahen rob në serbi si hakmarrje, do ta marr vendimin “, ka thënë ai, përcjell Dukagjini.

Ai bëri të ditur se Jashari, do t’i vizitojë nesër tre policët e Kosovës, të cilët sipas tij po mbahen peng.

“Vizita është menduar për ditën e nesërme, unë do të jem në kontakt me ambasadorin tonë, për të kuptuar gjendjen e policëve po mbahen peng”, ka thënë ai.

Kurti bëri të ditur se për shtensionimin e situatës në veri, ka propozuar që gradualisht të zvogëlohet prania e njësisë speciale rreth objekteve komunale.

“Për shkak se ka ekstremistë të dhunshëm, duhet të ketë polici të Kosovës në këto ndërtesa. Kam kërkuar që gradualisht ta zovgëloj numrin e policëve, por me sundimin e ligjit që bën që policët të përballen me drejtësinë, këtë e kemi propozuar. Për Policinë çdo komunë është e njëjtë, veprimet bëhen duke u bazuar në kushtetutshmërisë”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI