Flash

Vuçiç refuzon takimin me Kurtin në Bruksel/ Dialogu shihet i largët

Lapsi.al 19 June 2023
Vuçiç refuzon takimin me Kurtin në Bruksel/ Dialogu shihet i

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar në një fjalim të jashtëzakonshëm drejtuar kombit se Serbia do të reagojë “nëse nuk mund t’i mbrojmë njerëzit nga masakrat”.

Ai ka shtuar se pret që “kryetarët e rremë” të japin dorëheqje dhe njësitë speciale të Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës. Sipas tij, deri atëherë nuk dëshiron të takohet dhe të bisedojë me Kurtin.

“Vendimet do t’i marrim vetë, nuk do të konsultohemi me askënd. Nuk kemi asnjë detyrim ndaj askujt tjetër. Sa i përket dialogut, ai është krejtësisht i pakuptimtë”, ka pretenduar Vuçiç.

Ai ka thënë se për shumë vjet “është përpjekur të ruajë paqen dhe stabilitetin” në çdo mënyrë.

“Vendi ynë ka dhënë gjithçka që të bëhet ashtu. Pavarësisht nëse dikujt i pëlqen apo jo, këto janë fakte dhe të dhëna. Sado të mundohemi të jemi një partner serioz dhe i përgjegjshëm, jemi në rrugën evropiane, por asnjëherë nuk na kanë parë kështu. Nëse nuk vepronim në kërkesën e tyre pa kushte dhe pa diskutim, ne ishim fajtorë. E shihni edhe vet se nuk ka rrugëdalje, nuk e kemi më. Që nga fillimi i vitit asnjë shqiptar nuk është qëlluar apo plagosur. Ka pasur “incidente të vogla” të të rinjve serbë dhe shqiptarë kur shqiptarët po kalonin urën në Mitrovicë”, ka pretenduar Vuçiq, transmetojnë mediat serbe.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI