Flash

Të shtëna αrmȅsh në Sukth të Durrësit

Lapsi.al 5 April 2023
Të shtëna αrmȅsh në Sukth të Durrësit

Të shtëna αrmȅsh janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Katund Sukth të Durrësit. Në vendin e ngjarjes shkuar forca të policisë të lajmëruara nga banorët.

Nga hetimet e kryera mësohet se autor është një 30-vjeçar me iniciale R.T.. Ai ka hapur zjarr me kallashnikov rreth orës 19:20. Sipas njoftimit zyrtar që jep policia, 30-vjeçari dyshohet se ka kryer qitje të pavullnetshme, në tokë dhe më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja. Tashmë ai është shpallur në kërkim nga forcat e rendit.

“Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, janë vënë në ndjekje të shtetasit R. T, 30 vjeç. Vijon kontrolli i zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e uniformave blu. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI