Flash

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Premtimet e Ramës para fushatës, sa do të rritet rroga për mjekët dhe infermierët

Lapsi.al 5 April 2023
Premtimet e Ramës para fushatës, sa do të rritet rroga për

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë zhvilluar një takim me mjekët dhe infermierët në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku ka dhënë detaje nga afër për rritjen e pagave që do të ndërmerren për këtë sektor.

Rama është shprehur se këtë prill do të futet në zbatim hapi i parë i rritjes së pagave për mjekët specialist, të përgjithshëm dhe infermierët duke u pasuar më pas nga prilli që vjen me një tjetër rritje.

Sipas kreut të qeverisë me këtë rritje mjekët tanë do të jenë më të lartat në rajon.

“Është rritja më e madhe historike e pagave dhe ne kemi luftuar e gëlltitur shumë gjëra me durim sepse kjo nuk është vetëm dëshirë por edhe mundësi, mundësitë rriten me shumë përpjekje dhe patjetër kur ekonomia merr frymë dhe rritet,. Kjo rritje pagash është një pasqyrë direkte e rritjes së ekonomisë që ka pësuar edhe goditje të forta. Ju i dini se keni qenë dhe në vijën e parë të përballimit që është koha e pandemisë, ne kemi bërë një rritje page të mjekëve specialist me 50 mijë lekë që do të futet në zbatim tani dhe do të bëjmë një rritje prej 7% për mjekët e përgjithshëm dhe për infermierët.

Kjo do të thotë se paga e mjekëve të përgjithshëm do të rritet do të shkojë në 112 mijë lekë, ndërsa e infermierëve rreth 72 mijë lekë. Ky është hapi i parë tani dhe prillin tjetër, mjekët specialist do të vijojnë dhe nuk do të kërkojnë më shumë, ndërsa për mjekët e përgjithshëm do të shkojë në 131 mijë dhe 87 mijë për infermierët, nëse mjekët specialist do të vijojnë dhe nuk do të kërkojnë më shumë. Me këtë rritje ne shkojmë në nivelin e lartë të rajonit dhe nuk na thotë më njeri dhe të rinjtë që duan më shumë që dhe për shkak të moshës kanë bërë dhe më pak. Paga mesatare në vendin tonë do të shkojë në 900 euro, nuk janë ato të Gjermanisë por nga ana tjetër dhe shtëpitë në Gjermani i kanë më të kripura eurot, edhe transporti po ashtu edhe kafet në Gjermani duan më shumë euro dhe kanë shijë ndryshe.

Elementi tjetër që është ekstra për mjekët është se me autonominë spitalore dhe për tre vite të shtrihet kudo, mjekët në bazë të performancës do të kenë dhe mundësinë që të marrin më shumë”, ka thënë Rama.

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI