Flash

Përdorën dy lokale dhe një hotel për prοstitucion, lihen në burg tre persona

Lapsi.al 27 March 2023
Përdorën dy lokale dhe një hotel për prοstitucion,

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për tre personat e arrestuar pasi kishin kthyer dy lokale dhe një hotel në qendra për ushtimin e prostitucionit. Burg u caktua për Naxhie Aliaj, Nesti Golemaj dhe Besiko Molishtari. Ndërkohë, për të arrestuarin Tajar Hysenaj është vendosur masa “arrest në shtëpi”.

NJOFTIMI:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Prokuroria prane Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ka regjistruar procedimin penal, ndaj  personave nën hetim  me iniciale B.M, N.G, N.A dhe T.H, të cilët dyshohen se në ambientet që ushtronin aktivitetin “Bar Kafe”, në bashkëpunim ushtronin dhe veprimtari të paligjshme atë të shfrytëzimit të prostitucionit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka zhvilluar gjykimin lidhur me verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg”, për personat nën hetim me iniciale B.M., N.G. dhe N.A., të dyshuar për kryerjen e veprës penale  të “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, të parashikuar nga nenet 114/2 dhe 115 të K.Penal. Si dhe për personin nën hetim me iniciale T.H., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga neni 115 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr. 62-2023-739 (225), datë 02.03.2023 ka vendosur:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj shtetases B.M, me Vendimin nr. 62-2023-666, datë 27.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj shtetasit N.G, me Vendimin nr. 62-2023-666, datë 27.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj shtetases N.A, me Vendimin nr. 62-2023-666, datë 27.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit T.H.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI