Flash

Barra e sëmundjeve pas pandemisë, importi i produkteve farmaceutike rritje vjetore me 35% në janar-shkurt

Lapsi.al 27 March 2023
Barra e sëmundjeve pas pandemisë, importi i produkteve farmaceutike

Shumë artikuj të konsumit të përditshëm që importohen nga jashtë pësuan ulje vitin e fundit si rrjedhojë e efekteve negative që po jep emigracioni i lartë tek tkurrja e popullsisë së re në moshë. Në të kundërt grupi i produkteve farmaceutike po pëson rritje të qëndrueshme nga viti në vit, por sidomos pas pandemisë Covid-19. Sipas të dhënave nga tregtia e jashtme e INSTAT, në 2-muajt e parë të vitit 2023 importet e produkteve farmaceutike në sasi pësuan rritje me 31 për qind, duke shënuar një rekord të ri.

Në 2-muajt e parë të vitit u importuan 1,091 tonë medikamente nga 833 tonë në dymujorin e parë të vitit 2022. Në krahasim me periudhën para pandemisë sasia e produkteve farmaceutike gati është dyfishuar.

Burimet nga tregu pohojnë se rritja po vjen për dy arsye kryesore. E para lidhet me barrën e lartë të sëmundjeve që la pandemia Covid -19 në të gjitha diagnozat. Mijëra persona që kanë kaluar Covid-19 janë shndërruar në të sëmurë kronike që kërkojnë trajtim të përhershëm. Pandemia ka ndikuar negativisht, sëmundjet e zemrës, artritet, veshkat dhe ka krijuar dëmtime të përhershme në mushkëri që kërkojnë trajtim periodik.

Operatorët e tregut pohuan se, pandemia krijoi një varësi të konsumit të vitaminave, përdorimi i të cilave mbetet i lartë në krahasim me para pandemisë. Gjithashtu plakja e popullsisë dhe rritja e barrës së sëmundjeve në të gjithë diagnozat, të shtyrë edhe nga pandemia ka arritur kërkesën për trajtim me medikamente. Operatorët e tregut pohojnë se me gjithë rritjen Shqipëria ka shpenzime të ulëta për produkte farmaceutikë gati 50 % më pak se rajoni.

Por sipas tyre rritja e konsumit të brendshëm në krahasim me vitet e kaluara po vjen nga një sërë faktorësh komplekse që kanë të bëjnë me plakjen e popullsisë, përmirësimin e trajtimit etj. Operatorët pohojnë se rritja do të ishte edhe më e madhe nëse qeveria do të shtonte buxhetin e rimbursimit të medikamenteve që për vite të tëra qëndron në vendnumëro. Buxheti i rimbursimit nuk po ecën me ritëm të drejtë me incidencën e sëmundshmërisë dhe nevojat reale në popullatë. /Monitor

Të këshilluara

Arrestohen tre persona në Elbasan

Tre persona janë arrestuar në Elbasan për vepra të ndryshme penale.  Mësohet se policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar ...

13:59

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI