Flash

Akuza për lobim me para ruse, përfundon auditi: Nuk ka asnjë pagesë te Biniata Trade

Lapsi.al 27 March 2023
Akuza për lobim me para ruse, përfundon auditi: Nuk ka asnjë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediet me kryetaren e komisionit auditues Ledina Mandia mbi akuzat për financimin e PD nga para ruse. Berisha ka thënë se auditë të pavarur kanë paraqitur një raport serioz që sqaron vërtetësinë ose jo të akuzave.

“Me të drejtë keni pritur raportin e auditit ndaj akuzave për PD se ka pranuar financime ruse. Ky raport tani është i plotë. Auditë të pavarur kanë paraqitur një raport serioz pasi kanë analizuar të gjithë veprimtarinë financiare, buxhetore të PD-së. Për konkluzionet zonja Ledina Mandia, kryetare e komisionit ua paraqet juve”, tha Berisha.

“Grupi i auditimit ishte ngarkuar për të bërë kontrollin në lidhje me perdorimin e parave ruse për PD. Ishte kryesia që mori nje vendim të tillë. Për të bërë një audit të plotë me akuzat e bërë nga PD, e paprecedentë se ka lobuar përmes parave ruse. Grupi i auditit ka filluar punën e tij, bazuar në rregullore të plotë. Në Pd nuk kishte asnjë dokumentacion që të lehtësonte punën e audituesve dhe u vlerësua që duhet të merreshin edhe audit të pavarur, financiarë.

Ekspertet kanë pasur si objet të kontrollonin prezencën e financimeve të jashtëligjhsme, apo të dyshimta. Grupit të audituesve iu ëshstë vendosur në dispozicion i gjithë dokumentacuni, kontratatat e lobimit por edhe një marrëveshje e famshme.

Sa i takon përdorimit të fondeve ky është një raport i plotë i përgatitur nga dy auditues të pavarur, të kontraktuar nga PD.

Në përfundim të vlerësimit të audituesve eshtë vlerësuar se pasqyrat financiare paraqesin se asgje nuk e tërheq vemendje se jemi ne prezencen e falsifikimit të PD te tatimet. Nuk rezulton asnjë lidhje binjake apo pagesë nga “Binata Trade” sic është thënë.

Deklararta e Muzin rezultuan të pabazuara. Audiotuesit kanë gjetur se asgje nuk e kanë tërhequr vemendjen që të besohet se jemi në kushtet e moszbatimit të ligjit. Nuk ekziston asnjë burim të bërë nga paratë ruse. Është ftuar edhe Lulzim Basha dhe drejtori i Financës por nuk i janë përgjigjur ftesës.", tha Mandia

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI