Flash

Alarm fals për bombȅ në Aeroportin e Prishtinës

Lapsi.al 26 March 2023
Alarm fals për bombȅ në Aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në Aeroportin e Prishtinës "Adem Jashari" është raportuar mbrëmjen e së dielës një alarm për bombȅ. Si masë parandaluese, pasagjerët u evakuuan menjëherë nga objekti. Autoritetet policore kryen hetime dhe kontrolle për të sqaruar situatën.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten." - ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Por, pas kontrolleve të kryera ky alarm rezultoi të ishte i rremë. Forcat e policisë dhe njësitet e posaçme nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë.

"Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast" - ka thënë në një njoftim të dytë Ahmeti.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI