Flash

Alibeaj mbledh sërish kryesinë/ Vijon përplasja mes 3 grupeve për kandidatët

Lapsi.al 26 March 2023
Alibeaj mbledh sërish kryesinë/ Vijon përplasja mes 3 grupeve

Rreth orës 18.00 të kësaj të diele ka rinisur mbledhja e kryesisë së PD-së që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj. Çështja kryesore që po diskutohet është mënyra se si kjo forcë do të garojë në zgjedhjet e 14 majit.

Tre janë rrymat kryesore. Të parët kërkojnë që në zgjedhje të përfaqësohen me kandidatë në të 61 bashkitë, ide kjo që mbështetet edhe nga veta Alibeaj. Ndryshe nga ai është një tjetër grup që kërkon që në zgjedhje të mos dilet me kandidatë sepse kjo do të përçante votat e opozitës ndaj të garohet vetëm me këshilltarë bashkiakë.

Këtë ide e mbështet deputetja Jorida Tabaku dhe disa anëtarë si Dhurata Çupi, Oriola Pampuri, etj. Ka edhe një ide të tretë që të garohet me kandidatë për bashkitë vetëm në disa njësi dhe jo në të gjitha. Këtë qëndrim po e mbajnë Gazmend Bardhi, Indrit Sefa, etj. Këta kanë propozuar që të dalin me kandidatë vetëm në bashkitë kryesore si në Tiarnë, Fier, Korçë, Dibër, etj.

Kryesia e PD-së do të vendosë sot përfundimisht se si do dalë në zgjedhje, teksa tre grupimet që janë kristalizuar brenda kryesisë u kanë qëndruar propozimeve të tyre.

Kandidatët që Alibeaj ka bërë publik deri më tani

1. Mallakastër- Agron Kapllanaj

2. Poliçan - Florian Qamo

3. Kuçovë - Ilirjan Koxhaj

4. Kamëz - Bilbil Bajraktari

5. Lezhë - Sandër Marku

6. Krujë - Sabah Sheta

7. Dibër - Naim Gazidede

8. Kurbin- Genc Doçi

9. Dimal- Dritan Sula

10. Patos- Pranvera Rizai

11. Vaut i Dejës- Klomentina Drini

12. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj

13. Librazhd -Bujar Vreto

14. Vorë- Ibrahim Bruka

15. Korçë -Gjergji Gjata

16. Sarandë- Skënder Muço

17. Mirditë-Mark Ruçi

LEXO EDHE: Përçahet sërish “PD e vulës”/ Alibeaj në kërkim të kandidatëve

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI