Flash

EMRI/ Alibeaj nxjerr kandidat në Tiranë përballë Këlliçit dhe Veliajt

Lapsi.al 26 March 2023
EMRI/ Alibeaj nxjerr kandidat në Tiranë përballë

“PD e vulës” e Enkelejd Alibeaj ka vendosur të nxjerrë zyrtarisht një kandidat për kryetar bashkie në Tiranë për zgjedhjet e 14 majit. Përballë Erion Veliajt nga PS dhe Belind Këlliçit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” mësohet se PD e vulës do të garojë me Roland Bejkon.

Emri i tij është miratuar mbrëmjen e kësaj të diele në mbledhjen e kryesisë së partisë që ende vijon. Mediat raportojnë se Roland Bejko u zgjodh me shumicë votash nga Kryesia përballë emrit të Jonila Godoles.

[caption id="" align="alignnone" width="644"]Roland Bejko: Ja pse PL u përjashtua nga Partitë Socialiste Europiane, Meta po 'vuan' pasojat e aleancës me Berishën, “Foltorja” po rrënohet - Politike Roland Bejko[/caption]

Mediat raportojnë se 5 anëtarë të kryesisë nuk morën pjesë në votimin për Bejkon. Ata ishin: Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Jorida Tabaku, Ori Nebiaj dhe Jonila Godole.

Votuan pro Roland Bejkos: Fitim Zekthi, Taulanda Jupi, Kreshnik Çollaku, Orjola Pampuri, Xhemal Gjunkshi, Flamur Hoxha, Gazment Koduzi, Enkelejd Alibeaj, Taulant Zeneli dhe Agron Kapllanaj.

Abestenim votuan: Indrit Sefa, Endri Hasa dhe Juela Hamati.

Kandidatët e publikuar deri tani nga PD e Alibeajt, janë 18 nga 61 bashki që ka vendi. Të hënën përfundon afati që kanë partitë për dorëzimin e kandidaturave.

KANDIDATET E ALIBEAJT

Tiranë – Roland Bejko

Mallakastër- Agron Kapllanaj

Poliçan – Florian Qamo

Kuçovë – Ilirjan Koxhaj

Kamëz – Bilbil Bajraktari

Lezhë – Sandër Marku

Krujë – Sabah Sheta

Dibër – Naim Gazidede

Kurbin- Genc Doçi

Dimal- Dritan Sula

Patos- Pranvera Rizai

Vaut i Dejës- Klomentina Drini

Fier -Eriselda Zotaj Çelaj

Librazhd -Bujar Vreto

Vorë- Ibrahim Bruka

Korçë -Gjergji Gjata

Sarandë- Skënder Muço

Mirditë - Mark Ruçi

/LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI