Flash

Të shtëna me αrmë në Rrëshen, në kërkim babë e bir

Lapsi.al 26 March 2023
Të shtëna me αrmë në Rrëshen, në kërkim

Policia e Rrëshenit ka dhënë detaje për një ngjarje të rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të diele. Një makinë që drejtohej nga një i ri është qëlluar me αrmë nga 2 persona, babë e bir.

“Pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se shtetasit M. B. dhe E. B. (babë e bir), banues në Mirditë, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit S. R., banues në Mirditë, i cili gjatë largimit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën e rrugës.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe Forcat Operacionale të DVP Lezhë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se fillimisht janë konfliktuar dy të rinjtë me njëri-tjetrin dhe më pas shtetasi E. B. ka shkuar në banesë dhe së bashku me babanë e tij, shtetasin M. B., kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi S. R. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI