Flash

Moti bën kthesën e papritur, çfarë pritet për javën që vjen

Lapsi.al 26 March 2023
Moti bën kthesën e papritur, çfarë pritet për

Rreth javës që presim përpara moti mbi vendin tonë bënë një “kthesë” të fortë ndikuar nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik me masa ajrore me origjinë polare.

Ajo që vlen për tu theksuar është se pritet një rënie drastike e temperaturave në fillim të javës si në vlerat minimale ashtu dhe ato maksimale. Megjithatë duke filluar gradualisht nga mesjava dhe kryesisht ditët e fundit të javës (e Enjte dhe e Premte) temperaturat rikthehen përsëri në vlerat e zakonshme të pranverës.

Në këtë mënyrë për ditën e Hënë moti parashikohet me vranësira të dendura e reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet hera-herës dhe në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Në relievet malore mbi 1000 metër reshje dëbore, sipas parashikimit të SHMU.

Paqëndrueshmëria vijon edhe ditën e Martë ndërsa moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe intervale me kthjellime. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta lokale.

Më pas për ditët e mbetura pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike. Moti parashikohet kryesisht me kthjellime por nuk do të mungojnë edhe alternime e vranësirave të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura.

 

Të këshilluara

Kandidatët e PS për qarkun Elbasan

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS, Damian Gjiknuri komunikoi kandidatët për kryetarë bashkie në këtë qark. “Për Bashkinë e Elbasanit do të kandidojmë ...

21:22

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI