Një 24-vjeçar nga Vlora ka rënë në pranga. Të riut Vero Alushi iu gjet një armë zjarri e llojit kallashnikov në vendin e punës. Alushi nuk kishte për të. Arma u zbulua gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient, në lagjen “24 Maji” të qytetit ku i riu punonte. Kallashnikovi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
24-vjeçari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.