Flash

Autori i “vritini shqiptarët” pritet me nderime nga Vuçiç, madje shpërblehet me vend pune

Lapsi.al 31 December 2022
Autori i “vritini shqiptarët” pritet me nderime nga

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, priti në zyrën e tij serbin Nikola Nedeljkoviç, i cili u lirua pas gjashtë muajsh burg në Prishtinë.

Ai u dënua nga drejtësia në Kosovë pasi gjatë një tubimi në Gazimestan lëshoi thirrje ofenduese dhe nxiti dhunë ndëretnike duke bërë thirrje për “vrasjen e shqiptarëve”.

Më 6 shtator, 20-vjeçari nga Beogradi u dënua me 8 muaj burg pasi u shpall fajtor për akuzën e “nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës etnike”, por Gjykata e Apelit në Prishtinë ia uli dënimin me dy muaj.

Vuçiç nuk dënoi gjuhën e përdorur nga serbi kundër shqiptarëve, përkundrazi e shpërbleu me një vend pune.

Fillimisht i ofroi angazhim vullnetar në Zyrën për Kosovën në qeverinë e Serbisë dhe një variant tjetër në Ministrinë e Shkencës, Teknologjisë dhe Zhvillimit, por që Nedeljkoviç, zgjodhi të parën.

Ndër të tjera, presidenti serb tha se 20-vjeçari do të rezultojë i pastër dhe pa asnjë dënim brenda territorit të Serbisë.

Të këshilluara

Greqi, humbin jetën dy shqiptarë

Dy shqiptarë kanë ndërruar jetë në Greqi. Rasti i parë ndodhi mbrëmë në orën 20:00, ku një 53-vjeçar shqiptar u gjet pa ndjenja nga gruaja e tij në Rethymno, nd...

10:01

Digjet një makinë gjatë natës në Vlorë

Një zjarr ka rënë gjatë natës në makinën e parkuar në lagjen “Pavarsia 2” të Vlorës. Mjeti tip “Saab” në pronësi të shtetasit A. H, dyshohet të jetë aksident...

09:41

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI