Flash

Zbardhet plagosja e 19-vjeçarit në Shkodër

Lapsi.al 1 January 2023
Zbardhet plagosja e 19-vjeçarit në Shkodër

Policia në Shkodër arrestoi një 19-vjeçar me iniciale S. P.. Ai u paraqit mbrëmjen e 31 dhjetorit i plagosur me një plumb në këmbë në spital. Fillimisht ka deklaruar se nuk kishte dijeni se kush e kishte qëlluar në afërsi të banesës. Por më pas u zbulua se ai kishte qenë duke luajtur me disa të mitur me një pistoletë.

Ka qenë një 15-vjeçar që ka shkrehur pa dashje armën duke plagosur të riun. Ai akuzohet tashmë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. Në gjendje të lirë është proceduar 15-vjeçari i cili akuzohet për “Plagosja nga pakujdesia”.

“Nga veprimet hetimore rezultoi se në fshatin Boks të njësisë administrative Postribë, shtetasi S. P., rreth orës 21:00 të datës 31.12.2022, ka shkuar afër një objekti kulti në fshatin Boks, me një armë zjarri pistoletë me vete, për të qëlluar në ajër. Në këtë vend kanë qenë edhe 15-vjeçari dhe disa shtetas të tjerë të mitur. Shtetasi S. P. i ka dhënë armën e zjarrit 15-vjeçarit, që të qëllonte edhe ai në ajër.

Në momentin që shtetasi S. P. ka dashur t’ia marrë armën 15-vjeçarit, arma është shkrepur aksidentalisht edhe për pasojë është plagosur në këmbë shtetasi S. P. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në vendin e ngjarjes një armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje shtetasi S. P. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shpërthim i fuqishëm në aeroportin e Kabulit

Një zëdhënës i qeverisë së udhëhequr nga talebanët në Afganistan thotë se një bómbë në një pikë kontrolli të aeroportit ushtarak në kryeqytetin afgan, të Kabuli...

17:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI