Flash

Daçiç: Prioritet i Serbisë, tërheqja e njohjeve për Kosovën

Lapsi.al 1 January 2023
Daçiç: Prioritet i Serbisë, tërheqja e njohjeve për

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç thotë se prioritet i tij është tërheqja e njohjeve të Kosovës. 

“Në javët e para të këtij viti presim të që dhjetëra vende do t’i tërheqin njohjet. Janë tërheqje të cilat ne i kemi paralajmëruar”, - tha Daçiq për televizionin serb “Prva”.

I pyetur për vendosjen e sanksioneve nga Perëndimi për Rusinë, Daçiç thotë se Beogradi nuk planifikon të bëjë një gjë të tillë.

“Nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Këtë e vlerësojmë në përputhje me interesat tona”, - tha ai.

Ndërsa ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç e ka paraqitur si të vështirë gjendjen e sigurisë së serbëve në Kosovë.

Në një intervistë për Tanjug, ai përmendi ruajtjen e paqes si një nga “sfidat më të mëdha në vitin 2023”.

“Sfidat më të mëdha në vitin 2023 do të jenë ruajtja e paqes, lirisë dhe popullit tonë në Kosovë, në mbarë Serbinë, pa na përndjekur dhe poshtëruar askush”, - ka thënë ai.

Duke folur për planet për vitin 2023, Vuçeviç tha se ato janë “që të vazhdojë forcimi i Forcave të Armatosura Serbe, të forcohen kapacitetet mbrojtëse”. Ai tha se gjithashtu planifikon një ndryshim plani në ambientin e ushtrisë serbe. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Zbardhet plagosja e 19-vjeçarit në Shkodër

Policia në Shkodër arrestoi një 19-vjeçar me iniciale S. P.. Ai u paraqit mbrëmjen e 31 dhjetorit i plagosur me një plumb në këmbë në spital. Fillimisht ka dekl...

17:58

Shpërthim i fuqishëm në aeroportin e Kabulit

Një zëdhënës i qeverisë së udhëhequr nga talebanët në Afganistan thotë se një bómbë në një pikë kontrolli të aeroportit ushtarak në kryeqytetin afgan, të Kabuli...

17:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI