Flash

Lula betohet si president, Bolsonaro lë Brazilin

Lapsi.al 1 January 2023
Lula betohet si president, Bolsonaro lë Brazilin

Luiz Inacio Lula da Silva është betuar si presidenti i ri i Brazilit. Kjo është hera e tretë që ai mban postin më të lartë të vendit. Politikani veteran i krahut të majtë, i njohur gjerësisht si Lula ka udhëhequr vendin edhe nga 2003 dhe 2010. Lula mundi Jair Bolsonaro në zgjedhjet e tetorit. Ka pasur masa të rrepta sigurie për ceremoninë mes frikës se mbështetësit e Bolsonaro mund të përpiqeshin ta prishin atë. Vetë Bolsonaro nuk mori pjesë pasi u largua nga Brazili të premten.

Një det mbështetësish të Lulës u mblodhën para Kongresit që herët në mëngjes. Më shumë se 60 artistë performuan në dy skena gjigante të dekoruara me flamurin kombëtar. Lula dhe zëvendës-presidenti i ardhshëm Geraldo Alckmin parakaluan nëpër qytet me një makinë të hapur përpara se të shkonin në Senat. Me një ndryshim të dukshëm të politikës nga administrata e Bolsonaro, Marina Silva - një nga aktivistet më të njohura të klimës në Brazil - u riemërua në krye të ministrisë së mjedisit dhe klimës. Ajo pritet të arrijë premtimin e Lulës për "zero shpyllëzim" në Amazonë deri në vitin 2030.

Më shumë se 300 mijë njerëz u dyndën në kryeqytet për inaugurimin. Shteti i Brasilias është zotuar të vendosë 100% të forcës së tij policore në gatishmëri. Kjo pasi ekziston frika se mbështetës të Bolsonaro mund të kërkojnë të ndërpresin betimin. Një burrë u arrestua duke u përpjekur të hynte në zonën e inaugurimit. Ai mbante me vete një thikë dhe fishekzjarrë. Vetë Bolsonaro thuhet se fluturoi në shtetin amerikan të Floridës pasi u dha një lamtumirë të përlotur mbështetësve.

“Ne kemi një të ardhme të madhe përpara. Beteja u humb, por ne nuk do ta humbim luftën” - tha ai në një video në rrjetet sociale. Presidenti populist ka thënë vazhdimisht se nuk dëshiron të marrë pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij. Javën e kaluar, autoritetet arrestuan një mbështetës të Bolsonaro, i cili dyshohet se kishte vendosur eksploziv në një kamion karburanti pranë një aeroporti në kryeqytet në prag të Krishtlindjeve. Burri tha se shpresonte të "mbillte kaos" përpara inaugurimit të Lulës.

Mbështetës të tjerë të liderit në largim kanë qëndruar jashtë selisë së ushtrisë, ku i kanë kërkuar ushtrisë të nisë një grusht shteti. Policia tentoi të largonte demonstruesit, por u tërhoq pasi ata reaguan dhunshëm. Bolsonaro i ka dënuar protestat kundër humbjes së tij. Ai u ka kërkuar mbështetësve të tij që të "tregojnë se jemi ndryshe nga pala tjetër, se respektojmë normat dhe Kushtetutën". ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zbardhet plagosja e 19-vjeçarit në Shkodër

Policia në Shkodër arrestoi një 19-vjeçar me iniciale S. P.. Ai u paraqit mbrëmjen e 31 dhjetorit i plagosur me një plumb në këmbë në spital. Fillimisht ka dekl...

17:58

Shpërthim i fuqishëm në aeroportin e Kabulit

Një zëdhënës i qeverisë së udhëhequr nga talebanët në Afganistan thotë se një bómbë në një pikë kontrolli të aeroportit ushtarak në kryeqytetin afgan, të Kabuli...

17:46

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI