Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

"Të gjithë në grumbullim": Allegri e Juventus mendojnë "regjimin", pas Maccabi Haifa

Lapsi.al 10 October 2022
"Të gjithë në grumbullim": Allegri e Juventus

Të mendosh që Juventus mund të luajë sezonin e Champions League në një ndeshje kundër Maccabi Haifa të bën pak efekt, por ky është realiteti. Nesër në Izrael bardhezinjtë kanë detyrimin të fitojnë përballë një kundërshtari modest në letër, por jo për tu nënvleftësuar. E ky është pikërisht rreziku dhe frika më e madhe. Që Juventusi do të dalë në fushë pa vetëdijen në secilin prej lojtarëve të tij për atë që po luhet. Kufijtë e përqendrimit, sakrificës dhe agonizmit janë të parat nga problemet e theksuara të skuadrës bardhezi. E paaftë për t'i dhënë vazhdimësi jo vetëm rezultateve mes një ndeshje e një tjetre, por edhe përfaqësimeve në të njëjtën ndeshje. Zgjidhja është menduar me grumbullim.

Skuadra e Allegri është një koleksion kampionësh ose lojtarësh të mirë, por nuk është ekip. Kjo është arsyeja pse Max Allegri dhe drejtuesit po mendojnë t'i mbledhin të gjithë në grumbullim. Ndoshta do ta kishin bërë tashmë, nëse angazhimi me Maccabin nuk do të ishte në orët e ardhshme, por ka mundësi që nga e mërkura të takohen të gjithë në Continassa dhe të qëndrojmë atje deri në derbin e së shtunës. Asnjë liridalje, edhe nëse shkon mirë në Haifa.

QËLLIMI

Duhet të rizbulohet fryma e ekipit, por edhe disiplina e një qëndrim ndryshe. Deri më tani Allegri e ka mbrojtur gjithmonë (ose pothuajse) grupin. Por ndoshta tani duhet të kalojë të metodat e forta, sepse përshtypja është se pakkush po e kupton se sa delikate është situata. Mungesat janë të rënda, por duket se janë bërë justifikim për të gjithë.

Sa i përket pankinës, Allegri qëndron i fortë në pozita, sepse nuk është ai zemra e problemit. Por jo me kokë të pafund. Në pauzën për Botërorin do të bëhen llogaritë dhe nuk janë për tu përjashtuar vendimet e bujshme. Edhe pse krijohet përshtypja se do të shkohet në fund të sezonit me të në krye. Gjithsesi është më e vështirë të ndërhysh fuqishëm në merkaton e janarit, kur Pogba dhe Chiesa duhet të jenë në dispozicion të plotë. E më në fund do të shihet Juventusi i vërtetë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI