Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Juventus e Pogba, dita e të vërtetës: sot takimi me menaxheren e kampionit të botës

Lapsi.al 16 May 2022
Juventus e Pogba, dita e të vërtetës: sot takimi me menaxheren e

“Nuk flas për merkaton e transferimeve deri në fund të sezonit”, tha dje Massimiliano Allegri, por në fakt merkato e verës së Juventusit fillon sot me ardhjen në Continassa të stafit të Paul Pogba të drejtuar nga Rafaela Pimenta, menaxherja që kujdeset për interesat e francezit pas vdekjes së Raiolës, me të cilën është planifikuar një takim për drekë për të kuptuar nëse është vërtet e mundur të hyhet në një negociatë mes klubit torinez dhe francezit, që shkon në skadencë me Manchester United, por sigurisht që ka kërkesa shumë të larta për pagën.

Takimi i sotëm do t'i shërbejë drejtuesve bardhezinj për të kuptuar kufijtë e një negocimi të mundshëm. Nëse nga njëra anë është vullneti i francezit për t'u rikthyer në Torino, nga ana tjetër është një propozim ekonomik më i ulët në krahasim me atë të PSG-së, që është shumë i interesuar për blerjen e mesfushorit dhe për momentin konsiderohet në avantazh ndaj Juventusit dhe Manchester United, që ende shpreson për një rinovim që nuk do të vijë. Prandaj, bardhezinjtë synojnë te faktori “sentimental”, ideja do të ishte të vendosnin 7.5/8 milionë në sezon plus bonuse për të arritur në dopioshifra, duke përfituar edhe nga lehtësimet tatimore të Dekretit të Rritjes. Natyrisht që vendimi do të jetë në dorë të francezit, i cili fiton 15 milionë te United dhe për këtë arsye duhet të bëjë një përpjekje të rëndësishme nga ky këndvështrim.

Pas avantazheve të Dekretit të Rritjes qëndrojnë shpresat e Juventusit, që në thelb do t'i jepte Pogbas të njëjtën pagë që do t'i kishte rezervuar Paulo Dybalas para ndarjes dhe ndoshta edhe atë fanellë me numrin 10 që vetë francezi kishte hequr në verën e vitit 2016 dhe që vetëm pas një viti i kaloi argjentinasit. Për të rikthyer Pogba në Torino, Juve e ka seriozisht, nga takimi i sotëm varen strategjitë e së ardhmes së bardhezinjve në merkato.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI