Flash

"Agresion seksual dhe tentativë për vrasje" skandal te Boca Juniors mbi lojtarin që dy muaj më parë vendosi Superklasiken

Lapsi.al 15 May 2022
"Agresion seksual dhe tentativë për vrasje" skandal te Boca

Më 21 mars me golin e tij kishte vendosur Superklasiken kundër River Plate, sot Sebastian Villa, sulmuesi i Boca Juniors, është në qendër të një stuhie të madhe. Në fakt, mbi të rëndon një akuzë tronditëse, që nëse vërtetohet, mund t'i kushtojë shumë vite burg futbollistit: një grua e ka denoncuar për agresion seksual dhe tentativë për vrasje. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në shtëpinë e kolumbianit në Buenos Aires.

Faktet datojnë që nga qershori i vitit të kaluar, kur gjatë një barbekju ku morën pjesë edhe lojtarë të tjerë të Boca Juniors, Villa akuzoi gruan se kishte flirtuar me disa nga shokët e tij të skuadrës. Diskutimi kishte vazhduar në shtëpinë e lojtarit, i cili kishte kaluar nga fjalët në vepra duke vënë duart mbi vajzën. Kjo e fundit, më pas, kishte tentuar të arratisej, por Villa e kishte hequr pantallonat duke e përdhunuar dhe më pas tentoi ta varte. Vetëm pas dhunës, gruaja kishte mundur të kthehej në shtëpi, dukshëm e tronditur.

Gruaja, gjithashtu, u tha autoriteteve se Villa i kishte ofruar 5000 dollarë për të heshtur për incidentin dhe si provë për këtë ajo kishte regjistrime. Avokati i vajzës shpjegoi se viktima është “totalisht e shkatërruar” dhe se pas denoncimit “ka shumë frikë”. Një histori e frikshme për të cilën prokurori do të dëgjojë viktimën të hënën e ardhshme. Ndërkohë, sulmuesit i është ndaluar t'i afrohet asaj dhe familjes së saj dhe gjithashtu i është ndaluar të largohet nga Argjentina. Është hera e dytë që kolumbiani merr një akuzë të tillë: në prill 2020 ish-partnerja e tij e denoncoi për kërcënime dhe dhunë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI