Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Milan me një stadium me vete, Inter në transfertë: titulli kampion mund të vendoset sot

Lapsi.al 15 May 2022
Milan me një stadium me vete, Inter në transfertë: titulli

Një derbi që zgjati 36 javë e që mund të vendoset sonte, Milano po vlon nga tensioni në të dyja anët e qytetit, për titullin kampion, por ka vetëm një pjesë që mund të festojë që sot, ajo kuqezi. Do të jetë hera e parë e një sprinti në javën e parafundit, me titullin ende për t'u rrëmbyer, me dy orare të ndryshme: në orën 18 Milani do të dalë në fushë i shtyrë nga 80 mijë tifozët e San Siros kundër Atalantës, që është në garë për Europën, duke u përpjekur ta dërgojë Interin në minus pesë, ndërsa ziakltrit do të luajnë me vonesë, në orën 20.45, në fushën e Cagliarit në kërkim të pikëve të sigurisë. Me kombinimin e duhur të rezultateve, kuqezinjtë mund të bëjnë festë para kohe.

Dy javë nga përfundimi i kampionatit, Milanit i nevojiten vetëm 4 pikë në 180 minutat e fundit për t'u siguruar për titullin, por kuqezinjtë mund të festojnë trengjyrëshin e tyre të 19-të që sonte, në rast të fitores ndaj skuadrës së Gasperinit dhe dështimit të ekipit të Inzaghit në Sardenjë. Skuadrës së Piolit mund t'i mjaftojë edhe një barazim në rast të humbjes së Interit në Cagliari, ndërsa në të gjitha rastet e tjera titulli do të jepet në 90 minutat e fundit, të dielën e 22 majit. Kalendari përfshin një udhëtim në Reggio Emilia kundër Sassuolos për Milanin dhe një ndeshje në shtëpi kundër Sampdorias për Interin.

Do të ketë kohë për të menduar për javën e fundit, megjithatë, sot Milani u zgjua me nivelet e tensionit në qiell për përfundimin e mundshëm të një derbi të bukur dhe emocionues për titull që ka zgjatur që nga fillimi i sezonit, i karakterizuar nga parakalime dhe kundërparakalime të ndryshme, që sjell në mendje atë që ndodhi në vitin 1977, kur Juventusi dhe Torino i dhanë jetë një kampionati të vërtetë brenda kampionatit, me bardhezinjtë që fituan pasi kishin marrë 51 nga 60 pikët e disponueshme në atë kohë kundër 50 të granatave.

Këtë vit Milani dhe Interi kanë pranuar disa ndalesa më shumë, por tani çdo gabim mund të jetë fatal dhe askush nuk mund tia lejojë vetes të bëjë gabime: sot Milani përjeton finalen e tij për titullin.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI