Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Video/ Tottenham (virtualisht) në zonën Champions: kundër Burnley mjaftoi penalltia e Kane

Lapsi.al 15 May 2022
Video/ Tottenham (virtualisht) në zonën Champions: kundër Burnley

Tottenham parakaloi (ndonëse momentalisht) Arsenalin në vendin e katërt dhe nesër mbrëma do të bëjnë tifo për Newcastle për të frenuar Gunners e t'i mbajnë pas Spurs (që tani janë në +2), kur do të mbeten vetëm 90 minuta deri në fund të Premier League. Conte rrëzoi 1-0 Burnley, në fund të pjesës së parë, kur rezultati u zhbllokua falë penalltisë së konvertuar nga Kane, pas prekjes së topit me dorë nga Long (sinjalizuar nga VAR).

Të gjithë tifozët e Spurs do të jenë ngjitur pas TV nesër mbrëma për të brohoritur në favor të Newcastle. Pasi kanë përmbushur detyrën e tyre në shtëpi kundër Burnley, pas rreth 24 orësh do të jetë radha e Arsenalit t'i përgjigjet Antonio Contes në St James' Park, për të bërë kundër-parakalimin për vendin e katërt, i fundit i vlefshëm për të kapur trenin e Champions. Nëse lojtarët e Artetës dështojnë, Tottenham do të ketë fatin në duart e tij të dielën e ardhshme në Norwich, në javën e fundit të Premier League.

Pope u përgjigj i gatshëm në tre momente në fillim të ndeshjes: ndaj Son, Kane dhe Davies. Në minutën e 17 ishte Collins ai që priti goditjen e Kane në vijën e portës. Edhe miqtë, megjithatë, nuk mbeten prapa 10 minuta më vonë: Collins shërbeu në thellësi për Cornet, i cili i vetëm me portierin goditi drejt e te Lloris. Momenti kyç i ndeshjes erdhi në minutën e tetë të shtesës së pjesës së parë: topi ndalet në dorën e Long dhe u pikas nga VAR, arbitri akordoi penallti për Spurs dhe Kane e ktheu në gol. Sulmuesi anglez për pak sa nuk dyfishoi, por ishin miqtë që shkuan shumë pranë 1-1 me shtyllën e goditur nga Barnes. Pak vuajtje në fund, por Conte fitoi 1-0 dhe tani është +2 nga Arsenal.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI