Flash

Video/ Lamtumirë me gol, Insigne përshëndet tifozët i përlotur: "Familja ime, do më mungoni"

Lapsi.al 15 May 2022
Video/ Lamtumirë me gol, Insigne përshëndet tifozët i
Ndeshja e fundit për Lorenzo Insigne me fanellën e Napolit në stadiumin Maradona. Kapiteni napolitan, i cili tashmë ka nënshkruar me Toronton, doli në fushë bashkë me De Laurentiis, Spallettin dhe Mertens, para fillimit të ndeshjes kundër Genoas. Mes duartrokitjeve, numri 21 mori fjalën për të përshëndetur publikun e tij dhe u emocionua: "Faleminderit një qyteti që më ka dhënë kaq shumë. Kemi gëzuar dhe vuajtur, ndonjëherë edhe jemi grindur, por gjithmonë bashkë, si një familje e madhe. Qëndrimi në Napoli ishte një përvojë e mrekullueshme, por edhe një përgjegjësi e madhe që e pranova me krenari. Të largohesh nga Napoli do të thotë të largohesh nga shtëpia, do të më mungoni gjithmonë. Kemi koleksionuar momente të paharrueshme, kam dhënë gjithmonë gjithçka që kam pasur. Faleminderit nga zemra, forca Napoli gjithmonë”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI