Flash

Uefa, shpërblimet 2020/21 i dominon Chelsea me 126 milionë: Ferencvaros i Uzunit më pak i paguari në histori

Lapsi.al 11 May 2022
Uefa, shpërblimet 2020/21 i dominon Chelsea me 126 milionë:

Sa vlerë ka të fitohet një Champions League? Përgjigjen e ka dhënë direkt UEFA, e cila ka publikuar listën e shpërblimeve në para për sezonin 2020/21, që përfundoi me triumfin e Chelsea në finalen e Portos: Blues arkëtuan shumën e 126 milionë eurove, të ardhura nga fondi prej 1.9 miliardë, që u nda vitin e kaluar për 32 klubet pjesëmarrëse dhe që është i destinuar të rritet në sezonet e ardhshme. Pas triumfuesve u pozicionua finalisti tjetër, Manchester City (rreth 119 milionë), i ndjekur nga dy gjysmëfinalistët Real Madrid dhe Paris Saint Germain (rreth 110 milionë). Juventusi, i cili u ndal në raundin e dytë, grumbulloi më pak se 83.

Shpërblimi më i ulët i fituar ndonjëherë nga një klub në Champions ishte 18.45 milionë euro për Ferencvaros, në atë kohë i Uzunit, të cilët kanë humbur pesë nga gjashtë ndeshjet e tyre në fazën e grupeve. Nga ana tjetër hungarezët kanë marrë vetëm 1.1 milionë euro nga fondi i UEFA-s prej 585 milionësh që i shpërblen klubet për rekordin e tyre historik në garat evropiane. Në të kundërt, 13 herë kampioni Real fitoi 35.5 milionë nga ai fond.

Hendeku i pasurisë mes Champions League dhe Europa League ka mbetur mbresëlënës. Fondi i shpërblimeve të Europa League për klubet ishte në fakt 541 milionë euro, rreth 28% e atij të Champions League. Fituesi i kompeticionit, Villarreal, fitoi 33.1 milionë euro dhe skuadra që mundën në gjysmëfinale, Arsenal, arkëtoi pak më pak se 30 milionë. Manchester United, i cili humbi finalen pasi përfundoi i treti në grupin e Champions, mori gjithsej 79.6 milionë euro nga të dyja kompeticionet.

Nga fondi i Champions, 8 milionë euro i janë paguar ECA-s, që përfaqëson pothuajse 250 klube që luajnë në garat e UEFA-s. Secilit klub iu tërhoq rreth 5% e shpërblimeve si pjesë e një marrëveshjeje pesëvjeçare me UEFA-n për të rimbursuar transmetuesit dhe sponsorët për sezonin 2019-2020, të ndërprerë nga shpërthimi i pandemisë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI