Flash

Financial Times trondit UEFA-n e FIFA-n: "Juve, Barça e Real duan të shembin monopolin mbi futbollin”

Lapsi.al 25 October 2021
Financial Times trondit UEFA-n e FIFA-n: "Juve, Barça e Real duan

Real Madrid, FC Barcelona dhe Juventus - tre klubet që qendrojnë pas propozimit për projektin Super League - po ndërmarrin veprime ligjore kundër UEFA-s dhe FIFA-s në një përpjekje për të riorganizuar rrënjësisht menaxhimin e futbollit evropian. Këtë e ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm Financial Times, sipas të cilës të tre klubet synojnë të akuzojnë organet drejtuese të sportit për thyerje të rregullave të kompeticioneve europiane, në përpjekje për të çmontuar “monopolin” e UEFA-s dhe FIFA-s. Një fitore e mundshme do t'i lejonte skuadrat të kenë më shumë kontroll financiar në turnetë ku luajnë.

Financial Times pretendon se ka parë dokumentet e paraqitura në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë nga Juve, Barça dhe Real dhe raporton hapat bazë të tyre. Sipas procedurave gjyqësore, Super League, përmes një kompanie me bazë në Spanjë që i përfaqëson, akuzon UEFA-n dhe FIFA-n për abuzim me pozitën e tyre dominuese dhe i kërkon Gjykatës Evropiane të Drejtësisë të gjykojë nëse UEFA mund të vazhdojë të veprojë si rregullator në gjendje të vendosë sanksione mbi klubet, duke vepruar edhe si pjesëmarrës, duke marrë përfitime nga organizimi i turneve si Liga e Kampionëve: “Ndryshe nga tregjet e tjera të kompeticioneve sportive, UEFA dhe FIFA ruajnë dhe mbrojnë me zell një pozicion monopolist në futbollin europian që bie ndesh me ligjin e konkurrencës, pavarësisht përpjekjeve të operatorëve të tjerë për të hyrë në treg”, thuhet në të.

Sipas gazetës amerikane, dokumentat konfirmojnë thelbin e padisë së ngritur në Luksemburg, që mund të ndryshojë organizimin e futbollit të klubeve në dekadat në vijim: UEFA dhe FIFA akuzohen për thyerjen e rregullave të konkurrencës së BE-së dhe objektivi kryesor i procedimit ligjor është të përcaktojë nëse ato po veprojnë në përputhje me rregullat e konkurrencës dhe nëse mund të "përjashtojnë në mënyrë legjitime konkurrencën në një treg që përfaqëson 1% të PBB-së së BE-së".

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI