Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Buza e çarë dhe tmerr me sy, njeriu i spektakleve denoncon: "Mund të vdisja, McGregor më goditi me grusht"

Lapsi.al 17 October 2021
Buza e çarë dhe tmerr me sy, njeriu i spektakleve denoncon:

Francesco Facchinetti është rrahur nga Conor McGregor në Romë. Showman-i italian, në profilin e tij social, ka denoncuar se është sulmuar nga luftëtari irlandez i MMA-së, që gjatë mbrëmjes e ka goditur me grusht në fytyrë duke i çarë buzën: "Ne ishim bashkë, folëm dhe u argëtuam për dy orë, pastaj si nga hiçi u hodh kundër meje: unë jam gjallë për mrekulli, mund të kisha vdekur ".

Nga takimi me Mourinhon te përplasja me Facchinettin. Denoncimi i Facchinettit është një rrëfim në detaje i publikuar në story në Instagram: "Ne ishim në hotelin St. Regis për t'u takuar, gjithçka ishte mirë derisa, pa asnjë arsye, ai më qëlloi me një grusht në fytyrë. Është çmenduri, ka disa dëshmitarë që mund ta konfirmojnë. Unë kurrë nuk kam menduar se do të përjetoja një gjë të tillë. Mendoni se çfarë mund të kishte ndodhur, nëse jam këtu duke folur me ju është një mrekulli. McGregor është shumë i rrezikshëm, ai mund të godiste edhe gruan time, abuzimi me fuqinë e tij në këtë mënyrë është krejtësisht e gabuar dhe e dëmshme për shoqërinë".

Pastaj Facchinetti kërkon edhe ndihmën e hotelit: "Jam kurioz të shoh nëse hoteli, i cili me siguri do të ketë të gjitha videot e asaj që ndodhi, do të ketë guximin të tregojë se çfarë bëri dhe si u soll zoti McGregor në dy orët që ishim së bashku, përfshirë agresionin. Për fat të mirë, ishin miqtë e tij që e ndaluan atë, sepse do të vazhdonte të më rrihte pa asnjë arsye. shpresoj që këtë herë ta paguajë shtrenjtë. Unë besoj në autoritetet dhe në ligjin italian".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI