Flash

Profil/ “Profesionisti” Jean-Paul Belmondo, i shëmtuari që bëri botën për vete

Lapsi.al 6 September 2021
Profil/ “Profesionisti” Jean-Paul Belmondo, i shëmtuari që

Fytyra e tij goditëse, stili lakonik dhe buzëqeshja mashtruese pushtuan imagjinatën e të rinjve francezë të viteve 1960.

Jean-Paul Belmondo ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Paris në moshën 88-vjeçare. Ai ishte rebeli i akullt i “Valës së re” të kinemasë franceze të tipizuar në filmin klasik të Jean-Luc Godard të vitit 1960, “Pa frymë”.

Performanca e tij humoristike si një hajdut i dënuar apo dhe tifozi i Humphrey Bogart mori vëmendjen e publikut edhe pse ai nuk ishte një James Dean.

Jean-Paul Belmondo, star of Breathless, dies aged 88 | Jean-Paul Belmondo | The Guardian

Jean-Paul Belmondo lindi në Neuilly-sur-Seine, një periferi e Parisit më 9 prill 1933, i biri i skulptorit Paul Belmondo, statujat e të cilit zbukurojnë shumë parqe parisienë.

Atmosfera shumë boheme e edukimit të tij pati një efekt formues tek ai.

Dështoi në shkollë dhe u bë një boksier amator. Në karrierën e tij jetëshkurtër sportive, fitoi 15 nga 23 ndeshjet e tij para se të hiqte dorë për t'u përqendruar në aktrim.

Hunda e tij me gunga, ishte rezultat i një sherri në sheshin e lojërave të shkollës.

Pasi performoi në skenë në teatrot provinciale, ai “pushtoi” kinemanë me rolin e Laszlo në filmin e “Mashtruesit” të vitit 1958. Një kritik e përshkroi atë si "një njeri befasisht të shëmtuar". Imazhi i tij u rrit pas disa filmave aksion.

Jean-Paul Belmondo Archives - Veritas

I vendosur për të mos qenë stereotip, Belmondo gjithashtu pranoi role më të vështira siç ishte intelektuali idealist i “Çoçarja” në vitin 1961.

Dalla Loren a Delon, le più belle foto di Jean-Paul Belmondo al cinema

Ai shkëlqeu më pas mes yjeve botërorë në prodhimet ndërkombëtare të tilla si “Po digjet Parisi?” (1966), “Mashtrimi i James Bond Casino Royale” (1967), me Alain Delon në filmin me gangsterë “Borsalino” (1970) apo “Profesionisti” (1981).

Dalla Loren a Delon, le più belle foto di Jean-Paul Belmondo al cinema

Më pas u largua nga filmat aksion duke deklaruar se "Nuk donte të ishte një gjysh fluturues i kinemasë franceze".

Në 1987 Belmondo u kthye në skenë për herë të parë për gati 30 vitesh dhe ndau punën e tij midis teatrit dhe filmit për pjesën tjetër të karrierës së tij.

Dy vjet më vonë ai fitoi një çmim “Cesar”, ekuivalenti francez i “Oscar”.

Jean-Paul Belmondo u divorcua nga gruaja e tij e parë Elodie në 1965. Martesa e tij e dytë me Constantin gjithashtu dështoi. Më vonë ai pati lidhje të gjata me aktoret Ursula Andress dhe Laura Antonelli.

Publiku i kinemasë brenda dhe jashtë vendit u tërhoq nga hijeshia e tij dhe shpërfillja në dukje, për çfarëdo absurditeti që po ndodhte në ekran. Ai u zgjodh nga revista “Empire” si një nga 100 yjet më seksi në historinë e filmit. ©LAPSI.al

Vdes aktori Jean-Paul Belmondo

Të këshilluara

Aksident në Berat, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Berat - Skrapar në fshatin Hoxhaj, pasditen e sotme (6 shtator) ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Mjeti tip "...

19:25

Lëkundje tërmeti në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter u regjistrua në orën 18:04, në Nisyros të Greqisë. Sipas të dhënave nga Instituti Gjeodinamik i Athinës , thel...

19:07

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI