Flash

NATO: Mbi 500 afganë që punonin për aleancën janë evakuuar

Lapsi.al 6 September 2021
NATO: Mbi 500 afganë që punonin për aleancën janë

NATO ka bërë të ditur se ka evakuuar mbi 500 ish-punonjës afganë dhe familjarë të tyre nga Afganistani që kontrollohet nga talebanët.

“Mbi 500 afganë që kanë punuar me NATO-n dhe familjarë të tyre janë evakuuar dhe janë vendosur të sigurt në objekte të përkohshme në baza nëpër Evropë të mbajtura nga trupat aleate”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Evropë.

Bazat ushtarake evropiane ofrojnë strehim të përkohshëm për afganët derisa NATO dhe zyrtarët kombëtarë të rregullojnë statusin e mbrojtjes ndërkombëtare, strehimin dhe mbështetjen për ta në vendet aleate.

“NATO është e angazhuar të evakuojë në një mjedis të sigurt punonjësit e NATO-s dhe familjet e tyre, ata njerëz me të cilët kemi shërbyer në Afganistan”, tha gjeneral majori John Mead, shef i shtabit në Trupat Aleate të Reagimit të Shpejtë.

Në total, aleatët e NATO-s nga aeroporti i Kabulit kanë evakuuar mbi 120 mijë persona./AA/

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI