Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Starton sezoni i ri: Minutë pas minuti me Euronews Albania

Lapsi.al 6 September 2021
Starton sezoni i ri: Minutë pas minuti me Euronews Albania

Ajo çfarë përbën lajmin e ditës sot është dalja e parë në ekran, për këtë sezon politik, e ish kryeministrit Sali Berisha. Do të jetë në mbrëmje, në orën 21.00, në Euronews Albania, në emisionin “Now me Erla Mëhillin”. Siç dhe është lançuar tashmë në ekranin dhe në rrjetet sociale të Euronews, Berisha do të flasë sot me Erla Mëhillin për rikthimin e opozitës në Parlament, dy vjet pas djegies së mandateve, për hyrjen e tij në Kuvend, si sfidë ndaj SHBA-së apo për të ardhmen e tij e sigurisht, edhe për raportet e tij me PD zyrtare.

Sezoni i ri televiziv po nis fuqishëm në Euronews Albania, që pa diskutim do të vijojë të ruajë besueshmërinë, paanshmërinë, mendimin e analizën e thelluar, dinamikën, dixhitalizimin e respektimin e të gjitha këndvështrimeve.

Nis me 6 edicione informative live, që në orët e para të mëngjesit, për të zgjatur përgjatë gjithë 24 orëve në vazhdim. Korrespondentët janë pozicionuar përsëri kudo në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në Bruksel. Ndërsa studiot janë bërë gati për të transmetuar gjithçka i duhet audiencës, së të gjitha target grupeve e interesave.

“Mirëmëngjes”-i i parë i këtij sezoni nisi pikërisht sot, për të vijuar çdo ditë nga ora 7.00 – 9.00, me energjinë e duhur për një fillim dite të mbarë. “Mirëmëngjesi”-n e parë në Euronews na e thonë Loneta Progni dhe Renaldo Salianji, pra ata udhëtarët e lezetshëm të verës, që tashmë kanë ndaluar në destinacionin e përhershëm, në studion e mëngjesit, për të përcjellë informacione mbi ngjarjet kryesore të së përditshmes sonë, përmes të ftuarve dhe lidhjeve direkte. “Mirëmëngjes”-i do të jetë infromues, tematik, por edhe argëtues.

“Now me Erla Mëhillin” do të jetë nga e hëna në të mërkurë, në orën 21.00, me qëllimin për të hedhur dritë në korridoret e errëta të politikës, me të ftuar, intervista e debate mbi çështje politike e sociale në vend e rajon.

Dueli i mendimeve dhe analizave, gjithmonë të kundërta, mes Andi Bushatit e Baton Haxhiut në “Shock”, fillon gjithashtu sot, për të vijuar çdo javë nga e hëna në të enjte, ora 20.00. Në mes të këtyre diskutimeve, do të jetë përsëri gazetarja dhe moderatorja Bruna Çifligu.

Formati më inovativ në Shqipëri, “Barometri”, që gllabëroi vëmendjen e gjithë shqiptarëve në kohën e zgjedhjeve elektorale, do të jetë sërish çdo të enjte, në orën 21.00, nën moderimin e Neritan Sejaminit, për të sjellë në ekran zërin e kujtdo prej nesh, për çështje e tema që na interesojnë në të përditshmen tonë. Ky zë do të përkthehet në të dhëna e rezultate konkrete, në sondazhe që do të zbërthehen e analizohen nga ekspertët në studio.

“Eurotalks” me Franko Egron, çdo të dielë ora 20.00, “Balkan talks” çdo të hënë e të mërkurë ora 22.00, “Përse” nga Mentor Kikia të premteve ora 21.00, “Unpublished” çdo të martë në 18.00, “Destinacion” nga gazetarja Rezarta Delisula çdo të enjte ora 18.00 do të jenë emisionet e tjera që plotësojnë gjithë programacionin e këtij sezoni të ri shumë të pasur televiziv në Eruonews, duke zgjeruar kështu edhe më shumë, dimensionet e një televizioni që synon të sjellë në kohë reale të vërtetën që na intereson të gjithëve, jo vetëm në politikën e vendit, por edhe atë rajonale, europiane e botërore, për çështjet e drejtësisë, dosjet e krimit e hetimet e lëna jashtë vëmendjes, për eksplorimin e vendeve të panjohura shqiptare, duke i trajtuar ato në aspektin historik, gjeografik, kulturor e kulinar.

Gjithçka ka filluar sot, që në orët e para të mëngjesit, me një mision: për t’i mbajtur gjatë, çdo ditë, për çdo edicion lajmesh e në çdo emision, shqiptarët, kudo ku jetojnë, të ulur para ekranit, ku logo që pulson është vetëm Euronews Albania.

 

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI