Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Covid-19 në Shqipëri/ Zbulohet grupmosha më e prekur nga pandemia në vendin tonë

Lapsi.al 6 September 2021
Covid-19 në Shqipëri/ Zbulohet grupmosha më e prekur nga pandemia

I vetmi studim i publikuar që hedh dritë mbi ecurinë e pandemisë në Shqipëri me autorësinë e ekspertëve të ISHP, tregon se gjatë dimrit 2020-2021, grupmosha më e infektuar ishin të rinjtë 25–34 vjeç. Në vend të parë renditet grupmosha 25-35 vjeç (20.03%), e përfaqësuar nga të rinjtë aktivë që zakonisht është e shkujdesur dhe e neglizhon zbatimin e masave anti-Covid dhe ndërkohë bëhet burim transmetues infeksioni ndaj grupmoshave të tjera. Prej tyre më të infektuar janë femrat (60.37%) në raport me meshkujt (39.62%). Në vend të dytë renditet grupmosha mbi 65 vjeç (18.97%), prej të cilëve meshkujt (52.25%)dhe femrat (46.74%). Në vend të tretë, grupmosha 55-64 vjeç (17.7%), prej të cilëve femrat (56.25%) dhe meshkujt (43.75%).

Sipas studimit, personat në moshë pensioni mbi 65 vjeç ishin grupmosha e dytë më e madhe e konfirmuar pozitive. Pas grupmoshës 25–35 vjeç, e cila ka ndikim në zinxhirin transmetues të infeksionit, shikohet se edhe grupmoshat 35–44 vjeç dhe 45–54 vjeç, si dy grupmosha aktive në punësim, por me pozitivitet më të ulur, konsiderohen edhe si transmetues të infeksionit. Ekspertët që kanë gjurmuar pandeminë në terren shprehen në studimin e tyre se pati infektim të lartë edhe tek grupmosha 55–64 vjeç, e cila është kryesisht e angazhuar në institucione drejtuese publike dhe jopublike. Ekspertët pohuan se infektimet në institucione publike dhe jopublike vërtetojnë se nuk janë zbatuar siç duhet masat mbrojtëse anti-Covid dhe për pasojë është zgjeruar zinxhiri transmetues i infeksionit viral. Grupmoshat pediatrike dhe shkollore zënë nga 0.05 deri 1.13% të të konfirmuarve pozitivë.

Grumbullimet nga 600 në 2000 persona në institucione u infektuan më shumë

Studimi i epidemiologëve që morën të dhënat nga terreni gjatë valës së dytë të pandemisë vunë re përhapje të infektimeve në institucionet publike dhe private që grumbullonin shumë persona në ambientet e tyre. Grupmosha më e infektuar në institucione ishte ajo 45-60 vjeç, të cilët ishin më tej zinxhiri kryesor i transmetimit, duke infektuar në shumë raste prindërit në shtëpi apo edhe të tjera. Sipas vatrave të identifikuara, gjatë hetimeve epidemiologjike dhe testimeve të kryera për kontaktet e zgjeruara, nga ekspertët e ISHP-së u vërtetua se përhapja ishte më e lartë në institucionet publike që grumbullojnë nga 150 deri në 600 persona dhe për kompanitë private që grumbullojnë nga 500 deri në 2,000 persona.

Pavarësisht vlerës absolute të rasteve pozitive për meshkuj dhe femra, përqindjen më të madhe të rasteve e zënë femrat, gati në të gjitha grupmoshat, thotë studimi i ekspertëve të ISHP-së. Ekspertët thanë se femrat rezultuan më të infektuara se meshkujt pasi socializohen më shumë. Konfirmimi i rasteve pozitive, sidomos i burimeve vatrore në institucione publike dhe jopublike, çoi në fenomenin e testimit të parakohshëm të kontakteve të zgjeruara në institucionet përkatëse, nëpërmjet të cilit pati rezultatet negative më shumë sesa pritej. Shumë punonjës me kontakte të zgjeruara, duke marrë informacionin mbi rezultatin testues si “Negativ”, neglizhuan për t’u izoluar dhe për të qëndruar në izolim, duke rezultuar pozitivë pas 7 ditësh testimi nga testimi i parë.

Shumica, negativizohen në javën e tretë dhe të katërt

Ekspertët e ISHP-së ndoqën 25 pacientë nga dita e parë e infektimit deri në negativizimin e plotë. Koha maksimale e negativizimit rezultoi 35 ditë. Në 85% të rasteve, negativizimi nisi në javën e katërt ose deri në javën e pestë për 10-12% të rasteve, ose fundi i javës së gjashtë, për rreth 3-5% të rasteve. Ekspertët e ISHP-së kanë sqaruar se megjithatë, një PCR pozitive pasqyron vetëm zbulimin e ARN-së virale dhe nuk tregon domosdoshmërisht praninë e një virusi me kapacitet infektues, për vetë faktin që ka mjaft raste asiptomatike, Në lidhje me asimptomatikët, Instituti i Shëndetit Publik do të arrijë të paraqesë raportin përfundimtar analitik pas pandemisë.

Megjithatë, nga studimet e publikuara nga laboratorët shkencorë të vendeve europiane dhe botërore shumë të zhvilluara, është zbuluar në disa raste ARN virale prej PCR edhe pas javës së 6 nga testi i parë pozitiv. Në disa raste të tjera shumë të rralla, janë raportuar rezultate pozitive edhe pas dy testeve të njëpasnjëshme negative të kryera 24 orë larg njëri test nga tjetri, të cilat janë vlerësuar ose gabim në testim, ose një riinfeksion, apo riaktivizim i virusit.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI