Flash

Studimi/ 32 media ndërkombëtare u manipuluan nga propaganda ruse

Lapsi.al 6 September 2021
Studimi/ 32 media ndërkombëtare u manipuluan nga propaganda ruse

Instituti për Hulumtime të Sigurisë i Universitetit Cardiff në Britaninë e Madhe ka thënë se grupet e lidhura me Rusinë po ndërhyjnë në faqet e internetit të mediave perëndimore për të përhapur propagandë dhe dezinformata që mbështesin Kremlinin.

Në një hulumtim të publikuar të hënën (6 shtator) ky institut tha se kishte zbuluar dëshmi nga 32 media të mëdha në 16 vende të cilat ishin shënjestruar përmes manipulimit të rubrikave të komenteve të lexuesve të tyre.

Ndër mediat që kanë hasur në këto aktivitete janë edhe: Daily Mail, Daily Express dhe The Times në Britani; Fox News dhe Washington Post në Shtetet e Bashkuara; Le Figaro e Francës; Der Spiegel dhe Die Welt të Gjermanisë; dhe La Stampa në Itali.

Hulumtuesit kanë zbuluar 242 materiale në të cilat mbështetëshin “deklaratat provokuese pro-ruse ose anti-perëndimore”.

Mediat në gjuhën ruse më pas i përdorën ato në përpjekje për të siguruar mbështetje më të gjerë në publikun perëndimor për politikat dhe presidentin rus, Vladimir Putin.

Hulumtimi u krye në fillim të këtij viti kur tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës ishin në rritje.

Këto veprime, sipas hulumtimit, janë rritur që nga vitit 2018 kur tensionet mes Moskës dhe Perëndimit u përshkallëzuan.

Drejtori i Institutit, Martin Innes, tha se operacioni i grupeve të lidhura me Rusinë është domethënës duke pasur parasysh mënyrën e veprimit dhe shtrirjen e tij.

“Duke rrëmbyer seksionet e komenteve të mediave perëndimore, ata kanë qenë në gjendje të paraqesin propagandën e tyre”, shtoi ai.

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, tha se Britania e Madhe dhe aleatët e saj po punonin për të luftuar dezinformimin e Kremlinit.

“Ky raport nxjerr në pah kërcënimin për demokracinë tonë nga dezinformatat e mbështetura nga shteti rus në internet”, shtoi ai.

Raporti tha se kishte dëshmi të koordinimit midis mediave shtetërore ruse, të cilat kanë një histori të përhapjes së dezinformatave dhe mediave të identifikuara nga inteligjenca perëndimore si të lidhura me shërbimet e sigurisë ruse. /REL

Të këshilluara

Aksident në Berat, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Berat - Skrapar në fshatin Hoxhaj, pasditen e sotme (6 shtator) ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Mjeti tip "...

19:25

Lëkundje tërmeti në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter u regjistrua në orën 18:04, në Nisyros të Greqisë. Sipas të dhënave nga Instituti Gjeodinamik i Athinës , thel...

19:07

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI