Flash

F1/ Verstappen i pathyeshëm në Zandvoort: Hamilton i dyti, Ferrari në vijën e tretë

Lapsi.al 4 September 2021
F1/ Verstappen i pathyeshëm në Zandvoort: Hamilton i dyti, Ferrari

Max Verstappen respekton parashikimet dhe pritshmëritë e publikut të tij, duke marrë pole position në GP hollandez, por ai që i shkoi pranë arritjes - duke pasur parasysh rrethanat - ishte Lewis Hamilton i cili fitoi një vend në vijën e parë me një xhiro vetëm 38 të mijtat nga idhulli i shtëpisë. Nga vija e dytë do të niset Shigjeta e Zezë tjetër e Valtteri Bottas dhe Alpha Tauri me Pierre Gasly. Vija e tretë është e gjitha Ferrari, me kohën e pestë të Charles Leclerc dhe të gjashtën e Carlos Sainz, por për të shënuar është edhe koha e shtatë e Antonio Giovinazzi me Alfa Romeo.

Shtatë herë kampioni i botës bëri gjithçka që mundi për të prishur festën për dhjetëra mijëra tifozë portokalli që mbushën tribunat e cirkuitit të përtërirë dhe spektakolar të Zandvoort dhe në fund vetëm 38 të mijtat e sekondës ndanë kryesuesin e renditjes së përgjithshme aktuale nga sfiduesi i tij i ri në garën për titull. Me pak fjalë, nuk kishte asnjë histori në sfidën për të fituar një vend në vijën e parë në raundin e trembëdhjetë të Kampionatit Botëror, i cili u kthye në Holandë pas tridhjetë e gjashtë vjetësh. Prapa Max dhe Leëis, megjithatë, ishte një betejë e vërtetë, me Valtteri Bottas që vendosi kohën e tretë më të shpejtë, 337 të mijta nga pole dhe një Pierre Gasly i jashtëzakonshëm, që përfundoi vijën e dytë (+0.593) me Alpha Taurin e tij.

Siç pritej pas vështirësive të hasura në seancën e tretë të provave të lira, Ferrari nuk ishte në gjendje të vendoste asnjë nga SF21 në vijën e dytë: koha e pestë për Lerclerc, 642 të mijtat nga Verstappen dhe Sainz vetëm dhjetë të mijtat e sekondës më ngadalë se shoku i tij i skuadrës. Në fund të provave, spanjolli nxitoi të falënderojë mekanikët e tij, të cilët ishin në gjendje të sistemonin makinën e tij pas "goditjes" kundër barrierave në "Hugenholtz" (kthesa 3), në kohë për të hyrë në pistë e për të përfunduar dy "sprinte" në fazën e parë të kualifikueseve.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI