Flash

Djali që mbante qesen veshur si fanella e Messit, i kërkon ndihmë argjentinasit: "Eja më shpëto nga talebanët"

Lapsi.al 4 September 2021
Djali që mbante qesen veshur si fanella e Messit, i kërkon ndihmë

Ishte viti 2016 kur një fotografi emocionoi botën e u bë virale. Ishte ajo e djalit afgan Murtaza Ahmadi, i cili ishte 5 vjeç në atë kohë, i portretizuar duke luajtur futboll i veshur me një qese plastike të transformuar në fanellën e Lionel Messit me numër 10 të Argjentinës. Imazhi gjithashtu emocionoi kampionin e Barcelonës, i cili kërkoi ta takonte Murtazain, një dëshirë e arritur falë Unicef dhe disa sponsorëve, dhe i dha atij një kostum zyrtar të Albiceleste me autograf dhe përkushtim të personalizuar dhe, më pas, e mirëpriti atë në fushë, me rastin e një ndeshje miqësore të Barcelonës.

Sot Murtaza kthehet për të kërkuar ndihmë nga idhulli i tij, ndërsa në këto pesë vjet shumë gjëra kanë ndryshuar, për Messin dhe mbi të gjitha fëmijën afgan. Pleshti nuk është më në Barcelonë dhe te PSG ai luan me fanellën numër 30, por Murtaza Ahmadi po jeton orë të këqija në Kabul dhe tani i bën thirrje idhullit të tij. "Unë jam i bllokuar në shtëpi dhe nuk mund të dal jashtë – janë fjalët e tij drejtuar Efe-s pastaj të shpërndara nga media të ndryshme - sepse kam shumë frikë nga talebanët. Ju lutem më shpëtoni nga kjo situatë. Unë dua të luaj futboll dhe ta bëj atë në paqe, në një vend të sigurtë. Ndonjëherë gjatë natës kam makthe sikur talebanët po vijnë, ata trokasin në derë dhe më bërtasin ".

Murtaza dhe familja e tij, të cilët janë myslimanë shiitë, kanë qenë në Kabul për dy muaj, të ardhur nga provinca e Ghazniut; atyre iu desh të largoheshin nga shtëpia e tyre me nxitim (ku mbetën edhe dhuruatat e Messit) për shkak të përparimit të talebanëve. Për kërcënimet e marra disa herë, në dy vitet e fundit ata e kishin shmangur dërgimin e djalit të tyre në shkollë, nga frika e një rrëmbimi të mundshëm pasi xhihadistët e shtetit islamik besonin se Messi gjithashtu kishte bërë një donacion të madh parash për familjen e fëmijës. Në maj 2016, familja Ahmadi kishte emigruar nga Pakistani nga ku, më pas, aplikuan për azil politik në Shtetet e Bashkuara, të cilat, megjithatë, e kishin refuzuar. Prandaj ata u kthyen në Afganistan, ku situata ndërkohë ishte përkeqësuar. Tani apeli i Murtaza drejtuar Messit, me shpresën se gjashtë herë Topi i Artë do të jetë në gjendje ta rrëmbejë atë nga talebanët.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI