Flash

Video/ "Mentaliteti im është fitues": Uzuni paralajmëron Poloninë e Lewandowskit

Lapsi.al 31 August 2021
Video/ "Mentaliteti im është fitues": Uzuni

Kombëtarja shqiptare është plotësuar me të ardhurit e fundit mbrëmjen e djeshme e tashmë po vijon përgatitjet për sfidën kundër Polonisë më 2 shtator, me kontigjent të plotë. I rikthyer pas dëmtimit është edhe Myrto Uzuni, një që me Ferencvaros i shkoi pranë arritjes në grupet e Champions, por që tani kërkon të bëhet lider edhe me kuqezinjtë: "Të gjithë e dimë rëndësinë e këtyre ndeshjeve. Jemi të fokusuar 100% te Polonia, nuk kemi menduar për dy ndeshjet e tjera. Do të japim maksimumin, pasi futbolli na ka treguar se asnjë kundërshtar nuk është i pamundur".

Në fakt, për ofensivën tekniku Reja duhet të jetë në një situatë ideale për të zgjedhur, duke qenë se Cikalleshi, Manaj, vetë Uzuni, por edhe Cekici kanë treguar një formë shumë të mirë muajin e fundit, por Uzuni mbrohet, duke evituar përgjegjësinë totale: "Normalisht që kur sulmuesit shënojnë, ekipi ka më shumë besim. Por nuk varet vetëm nga sulmuesit, varet nga të gjitha repartet e ekipit. Duhet të japim maksimumin, duhet të jemi të gjithë së bashku dhe për një qëllim të gjithë, jo kush shënon e kush jo".

E në fund, sulmuesi nuk heq dorë nga ëndërra për të bërë një goditje ndaj Polonisë: "Mentaliteti im është mentalitet fituesi. Në çdo ndeshje, hyj për të fituar dhe nuk i trembem askujt. Uroj të marrim fitore dhe kjo na ndihmon për të ecur përpara".

https://youtu.be/HfC1EESZFDc

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI