Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

"Don’t touch my Cristiano": kur Ferguson gati u rrah me grushta me gazetarin… për të mbrojtur CR7

Lapsi.al 29 August 2021
"Don’t touch my Cristiano": kur Ferguson gati u rrah me grushta

Sir Alex Ferguson ka pasur mundësinë të trajnojë kampionë të mëdhenj gjatë karrierës së tij të gjatë, veçanërisht te Manchester United, por shumë pak kanë mundur të zënë një vend të paprekshëm në zemrën e një trajneri me sjellje të ashpër si Sir Alex. Një prej tyre ka qenë Cristiano Ronaldo, siç dëshmohet nga rrëfimi i gazetarit anglez Geoff Shreeves, kur iu tha qartë: "Dont touch my Cristiano".

Shreeves ka qenë në anë të fushës për Sky Sports për vite me radhë dhe ka pasur rastin të ndërveprojë shpesh me Ferguson. E duke folur për Times për përvojën e tij, ai kujtoi kur Sir Alex gati... e kapi me duar, vetëm se dyshoi se Cristiano Ronaldo simuloi për të marrë një penallti. "Sherri më i fortë me Fergie? Absolutisht ajo për hedhjen e Cristiano Ronaldos për të marrë një penallti kundër Middlesbrough. Patëm një grindje të rëndësishme, e cila rrezikoi të dilte jashtë kontrollit në tunel. Ferguson mu afrua të më sulmonte fizikisht, por nuk mundi të më godiste sepse njerëzit e tjerë u penguan. Gjithsesi, Fergie kishte të drejtë dhe unë gabova, pastaj ne folëm për këtë në një mënyrë të civilizuar, e zgjidhëm çështjen dhe nuk folëm kurrë më për të".

Është e vështirë të kuptohet nëse Sir Alex ishte kaq i zemëruar sepse një nga lojtarët e tij ishte akuzuar për simulim, apo pse cështja kishte të bënte me Cristiano Ronaldon. Por që portugezi, së bashku me Scholes, ishin të preferuarit e vërtetë të skocezit nuk kishte asnjë dyshim.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI