Flash

Mbappé, mes Real e PSG 'mbin' supermenaxheri Kia: emiri i Katarit merret me talebanët

Lapsi.al 29 August 2021
Mbappé, mes Real e PSG 'mbin' supermenaxheri Kia: emiri i

Pritja e Madhe, e kalitur me një lloj pesimizmi, që padyshim ka një shije të hidhur pas sulmit të euforisë së pakontrolluar të ditëve të fundit. Kjo është situata në frontin madrilen në lidhje me çështjen Mbappé. Lojtari është i impenjuar me debutimin në Reims, ku e gjithë vëmendja është në daljen e parë të Lionel Messit.

Mbrëmë, transmetimi i njohur, Chiringuito, citoi lajmet e Le Parisien mbi ultimatumin e dhënë nga Madridi për PSG në lidhje me përgjigjen ndaj ofertës prej 170 milionë eurosh plus 10 në variabla, duke e zhvendosur orën nga 13 në 18. Marca, nga ana tjetër, flet për një frenim të papritur. Në faqen e internetit të të përditshmes madrilene, të enjten në mbrëmje u shfaq titulli "Blerje e pashmangshme", bëhej fjalë, për mbylljen e marrëveshjes, në të njëjtën mbrëmje ose më së voni të premten, me datën e prezantimit të caktuar për 9 ose 10 shtator në Bernabeu, ndërsa sot mbretëron pesimizmi.

Flitet për marrëdhënie të tensionuara mes klubeve, përmendet shqetësimi i punonjësve të Casa Blanca, por lajmi i ditës është se në skenë ka fyrë super menaxheri Kia Joorabchian, për të përafruar palët. Duhet parë nëse ai do të jetë në gjendje të zhbllokojë një situatë në 'stand by' prej ditësh: Madrid ka dërguar ofertën e tyre të dytë, atë të përmendur më lart, dhe që atëherë po presin një përgjigje që nuk po vjen. PSG kërkon më shumë para, ndoshta 180 milionë (kostoja e Mbapes) plus 35 (shuma që do t’i jepet Monakos në rast të një shitje) dhe kështu në Madrid sflitet se Blancos madje mund të tërheqin propozimin e tyre.

Ndjesia është se loja është hapur dhe se do të qëndrojë e tillë deri të martën në mesnatë, kur të bjerë perdja në merkaton e transferimeve. Duhet marrë parasysh edhe një faktor tjetër. Nëse vendimi përfundimtar në lidhje me PSG merret vërtet nga Emiri i Katarit, duhet patur parasysh se Tamim bin Hamad Al Thani është i përfshirë në samitin rajonal të organizuar në Irak nga Franca me liderit kryesorë të Lindjes së Mesme, për të trajtuar çështjet e krizës shkaktuar nga marrja e fuqisë së talebanëve në Afganistan. Një çështje përfundimisht më urgjente dhe komplekse sesa shitja e një lojtari, të cilin vetë emiri e konsideron themelor në aspektin e imazhit në funksion të Kupës së Botës në Katar vitin e ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI