Flash

Tjetër arbitrazh në ICC, Shqipëria kërkon sërish studio ligjore

Lapsi.al 21 July 2021
Tjetër arbitrazh në ICC, Shqipëria kërkon sërish studio

Avokatura e Shtetit ka hapur gjatë këtij viti katër procedura ku ka kërkuar kontraktimin e studiove vendase apo të huaj për të asistuar Shqipërinë në përballjet që kjo e fundit ka nëpër arbitrazhe ndërkombëtare. Procedura e fundit e hapur për të kërkuar një studio ligjore rezulton të jetë e 14 korrikut të këtij viti dhe shprehja e interesit mund të bëhet deri në datën 22 korrik. Avokatura e Shtetit ka deklaruar se objekt i kontratës do të jetë përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të Republikës së Shqipërisë, në një proces arbitrazhi të iniciuar para Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC). Nuk bëhet ende e ditur se për çfarë çështje është kjo kërkesë e qeverisë.

Në 23 shtator 2020, pranë ICSID, u regjistrua një tjetër çështje kundër Shqipërisë. “Kompania Durrës Kurum Shipping” dhe të tjerë paditën shtetin duke kërkuar 100 milionë euro kompensim për prishje të njëanshme të kontratës. Këtyre më pas u shtohen edhe çështja e Becchettit dhe ajo e Akërnisë nga Arka Energy që rrisin në mënyrë të jashtëzakonshme shumën potenciale që Shqipëria mund të humbasë të Arbitrazhe. Lidhur me Becchettin tashmë gjykata ka dhënë vendimin pro investitorit italian dhe Shqipërisë do t’i duhet që të paguajë. Aktualisht Shqipëria ka bërë përpjekje për ta shtyrë këtë zbatim përmes procedurave të ndryshme ku më e fundit ishte ajo korrigjuese por kjo nuk ndryshon faktin që vendit do t’i duhet ta paguajë faturën e kripur prej rreth 110 milionë euro. Ministria e Financave në raportin e zbatimit të buxhetit të vitit të shkuar raportoi se ishin shpenzuar për arbitrazhe vetëm 33 milionë lekë. Kjo shumë modeste në raport me dëmin potencial që mund të pësojë vendi vjen nga fakti që në buxhet raportohen vetëm shumat që paguhen për vendime që kanë marrë formë të prerë. Shumica e arbitrazheve janë në proces e sipër./Monitor

Të këshilluara

Një 53-vjeçar gjendet i pajetë në Kurbin

Një 53 vjeçar është gjetur i pajetë në Kurbin. Policia bën me dije se mbrëmjen e së martës në Fushë Gjormë, Kurbin, në rrugë, është gjetur pa shenja jete një...

11:15

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI