Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar për të tretën herë radhazi kërkesën e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha për lirim nga qelia. Kjo është hera e tretë që ish-gjyqtares i refuzohet kërkesa për liri në Apel. Hoxha qëndron në qeli prej shkurtit të këtij viti, kur u arrestua si pjesë e një skeme korrupsioni në Gjykatën e Krujës. Gjyqtarja ishte pjesë e një grupi personash të arrestuar nën akuzën “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Sipas Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion që drejtoi hetimin, kemi të bëjmë me një skemë të mirëfilltë kriminale, sipas së cilës të dënuarit në burgun e Fushë-Krujës përfitonin ulje dënimi duke dhënë sasi parash nga 6-12 mijë euro.