Flash

Të shtëna me armë në Kuçovë, plagoset 25-vjeçari

Lapsi.al 21 July 2021
Të shtëna me armë në Kuçovë, plagoset

Një i ri është shpallur në kërkim pasi ka plagosur me armë zjarri një 25-vjeçar. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku shtetasi R. Gj., 29 vjeç,  ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin Xh. K., 25 vjeç.

"Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u shpall në kërkim shtetasi R. Gj., 29 vjeç, banues në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, pasi në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në dorë, shtetasin Xh. K., 25 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme” njofton policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI