Maqedonia e Veriut është prekur nga varianti Delta i Covid-19. Këtë lajm e ka njoftuar Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konferencë për shtyp. Filipçe ka thënë se në javën e fundit janë identifikuar 5 raste të reja me llojin më të rrezikshëm të koronavirusit. Ai ka thënë se e vetmja mënyrë për të luftuar variantin Delta të Covid është vaksinimi i popullsisë.