Këtë të mërkurë në Gjykatën Speciale do të mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Seanca është parashikuar të mbahet në orën 14:30 gjatë së cilës ish-krerët e UÇK-së do të njoftohen për ecurinë e çështjes, nëse të akuzuarit kanë marrë të gjitha materialet e kërkuara dhe vendoset nëse dëshmitarët do të jenë prezent gjatë periudhës së gjykimit.