Flash

U akuzua se mori ryshfet në këmbim të një vendi pune/ Voda kërkon lirinë: Nuk përbëj asnjë rrezik

Lapsi.al 21 July 2021
U akuzua se mori ryshfet në këmbim të një vendi pune/ Voda

Ish-zv/Ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka ankimuar masën e sigurisë arrest shtëpie të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. Nëpërmjet avokatit të saj, Voda ka kërkuar heqje të masës së sigurisë me argumentin se nuk ka asnjë rrezik për të prishur provat apo për t’u larguar. Ish-minstrja e Brendshme, akuzohet për veprën penale “ushtrim ndikimi të paligjshëm”.

Nga hetimet dhe përgjimet e SPAK rezultoi se Rovena Voda kishte marrë një mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk nga Florida Beu dhe Majlinda Hasani duke u premtuar në këmbim një vend pune në shtet. Më pas, Beu dhe Hasani shprehin shqetësim se shuma e dhënë ka qenë e vogël dhe për këtë në një tjetër takim dyshohet se i kanë dhënë një aparat telefonik celular ish-ministres. Përveç këtyre dy "dhuratave", ish-zëvendësministrja Voda ka marrë një arkë me peshk në portin e Durrësit, që dyshohet të jetë dhënë me porosi nga një prej dy të dyshuarave.

Edhe pse Florida Beu aplikoi në disa vende në ministri, nuk ka kaluar as fazën e parë të konkurrimit dhe nuk ka fituar vend pune.

Të këshilluara

Një 53-vjeçar gjendet i pajetë në Kurbin

Një 53 vjeçar është gjetur i pajetë në Kurbin. Policia bën me dije se mbrëmjen e së martës në Fushë Gjormë, Kurbin, në rrugë, është gjetur pa shenja jete një...

11:15

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI